Prostitucion, drogë dhe armë: Si dominojnë bandat shqiptare në Frosinone të Italisë

ITALI- Në një nga arteriet qendrore, në rrugën Aldo Moro, ku mbretëron jeta e natës, pati të shtëna në stilin e Çikagos të viteve 1930 shkruajnë mediat italiane për përplasjen e dy bandave shqiptare në Frosinone mbrëmjen e të shtunës.

Ishte Mikea Zaka shqiptari 23 vjeçar vrau bashkëkombasin e tij 27 vjeçarin Kasem Kasmi dhe plagosi 3 të tjerë. Kjo vrasje nxori edhe një herë në pah problematikat e zonës mes Romës dhe Napolit ku krimi i organizuar ka hedhur rrënjë prej disa kohësh. Mafia shqiptare, mbi të gjitha, me kalimin e viteve është ngjitur në nivelet më të larta të botës së krimit vendas, duke dëbuar grupe vendase.

Nga trafiku i drogës te prostitucioni, krimi shqiptar ka zënë gjithnjë e më shumë territor dhe mbështetet në një rrjet të madh biznesesh të pastrimit të parave të pista. Krimi i së shtunës që tronditi Frosinonen me sa duket lidhet me mosmarrëveshjet për një grua, por çështja e drogës mbetet kryesore për hetuesit.

Shqiptari Mikea Zaka, 23 vjeç, i arrestuar për vrasjen, banonte në Casermone ku policia gjeti disa kohë më parë 20 mijë euro cash. Sipas hetuesve, dyshohet se ai ishte arkëtar i një bande. Casermone, mbetet një nga sheshet kryesore të tregtisë së drogës në jug të Romës, pavarësisht hetimeve të përsëritura.

Vrojtime, kamera, banesa të blinduara për të shitur drogë. Por edhe armë. Në korrik të vitit të kaluar, në një rrugë pranë Casermone, një burrë me një makinë Smart qëlloi në ajër gjatë drekës. Vetëm dy ditë më parë të shtëna të tjera u raportuan nga një makinë në lëvizje në qendrën historike, në mes të jetës së natës.

Në vitin 2016, një person për pak humbi jetën në një shkëmbim zjarri në zonën Fornaci mes shqiptarëve dhe rumunëve që po luftonin për kontrollin e biznesit të prostitucionit në zonën industriale të Frosinone. Dhe sërish, një shqiptar qëlloi një bashkatdhetar para një kioske.

Andrea Kercanaj, 47 vjeç, një figurë udhëheqëse e krimit shqiptar në Frosinone, qarkullonte me armë në qendër të qytetit të shndërruar në një supermarket për shitje droge. Gjithashtu Kercanaj, në vitin 2021, u përfshi në përplasje me armë zjarri në burgun e Frosinone. Alessio Peluso, i njohur si O Niro, shefi i lagjes veriore të Mianos në Napoli, i cili donte të hakmerrej për një rrahje të pësuar disa ditë më parë, qëlloi me një armë të dorëzuar me dron. /Marrë nga ilmessaggero

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë