Masakra në Krujë, 10.000 euro
shpërblim për kapjen e autorëve 

DURRËS - Policia e Qarkut të Durrësit ka vendosur 10.000 Euro shpërblim për çdo informacion që do të çonte në kapjen e 4 autorëve që masakruan mbrëmjen e së shtunës 3 anëtarë të një familjeje në Thumanë të Krujës. Por përveç shumës së parave, dhjetra efektivë policie janë angazhuar në kontrollet në fshatrat përreth ku mendohet se janë fshehur 4 anëtarët e familjes Kora.
 
Katër autorët , anëtarë të së njëjtës familje, të cilët janë shpallur në kërkim janë vëllezërit Daniel, Pellumb e Besnik Kora dhe babai i tyre Guri Kora.
 
Për çdo informacion policia e Durrësit vë në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit: 0694110217, si edhe numrat:129 dhe 126.
 
“Për çdo informacion të vlefshëm që do të vihet në dispozicion nga qytetarët, për vendndodhjen  e autorëve,Policia ka vendosur një shpërblim prej 10 000 € ,si dhe garanton anonimatin e plotë të qytetarit.”- thuhet në njoftimin e policisë së Qarkut Durrës.
 
4 anëtarët e familjes Kora kanë ekzekutuar  79-vjeçarin Fran Ceku, të birin e tij Arben Ceku 44-vjeç, si dhe nipi i familjes së tyre Eno Rama 20-vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e Franit, Lucie Ceku 66-vjeçe.

viktimat
(Në foto viktimat: Eno Rama, Arben Ceku, Fran Ceku)
 
Ngjarja e rendë mbrëmjen e kaluar në Thumanë të Krujës i ka fillesat rreth një muaj më parë ku dy prej vëllezërve Kora kanë rrahur një shofer, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, shok me viktimën Arben Ceku.

44-vjeçari Ceku i kthyer vetëm një javë më parë nga Italia ka takuar në një lokal anëtarët e familjes Kora për të sqaruar ngjarjen, por debati ka degjeneruar në një konflikt fizik mes tyre dhe pas kësaj palët janë ndarë.
 
Por ndërsa 44-vjeçari është bashkuar me familjen e tij në banesë, 4 anëtarët e familjes Kora kanë marrë armët e zjarrit dhe kanë ekzekutuar dhe kanë shkuar në banesën e Arben Cekut duke e kërkuar të dalë jashtë për sqarim. Sapo ky i fundit ka dalë jashtë, në oborrin e shtëpisë së tij, mbi të kanë vërshuar një lum plumbash duke e lënë të pajetë. Pas tij kanë dalë edhe anëtarët e tjerë të familjes Ceka dhe nipi i tyre, por autorët nuk kanë pasur aspak mëshirë për ta duke i ekzekutuar edhe ata, duke lënë të plagosur vetëm 66-vjeçaren. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen