KRUJE - Dëshmi kontradiktore kanë dhënë policinë e Krujës vëllezërit Besnik e Danjel Kora lidhur me vrasjen e tre pjesëtarëve të familjes Çeku, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së shtunës në Thumanë.
Dy vëllezërit të arrestuar pasditen e djeshme kanë pohuar fillimisht se vrasjen e ka kryer babai i tyre Gurali Kora, por kur janë vënë përpara dëshmisë së të moshuarit dhe provave që vërtetojnë dinamikën e ngjarjes dy vëllezërit kanë pranuar se janë pjesëmarrës në vrasje, por pa rrëfyer se cilët prej tyre kanë qëlluar konkretisht ndaj pjesëtarëve të familjes Ceku.
Besnik e Danjel Kora u arrestuan mbrëmjen e djeshme njëri në Mirditë e tjetri në Lezhë, ndërsa, Pellumb Kora, i cili është edhe personi që shkaktoi konfliktin që u mbyll me tre viktima dhe një të plagosur, është ende në kërkim.
Ndërsa më pas, burimet bëjnë me dije se Daniel dhe Besnik Kora janë përballur me babain e tyre, ku kanë pranuar se kanë qenë autorë të krimit. Ndërkaq, gjatë deklaratës, një prej vëllezërve Kora ka thënë se i pari që ka hapur zjarr ka qenë 44-vjeçari Arben Çeku.
Këtë gjë e ka pohuar vetë Daniel Kora, pasi ky i fundit ishte qëlluar me një plumb në këmbë duke pretenduar se është plagosur nga 44 vjeçari.
Lidhur me këtë deklaratë, sipas burimeve të policisë bëhet me dije, se Danieli duhet të jetë plagosur nga breshëria e plumbave të dy armëve të vëllezërve të tyre, pasi sipas policisë, në vendin e ngjarjes nuk u gjet asnjë armë zjarri.
Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se në deklaratën e dhënë nga dy vëllezërit Kora mësohet se dy viktimat, Arben Çeku dhe nipi i tij Enea Rama, janë vrarë me automatik të cilin e mbante në dorë Besnik Kora.
Po ashtu, ky i fundit ka qenë edhe personi që ka plagosur edhe 66-vjeçaren Luçie Çekun.
Ndërsa, Pëllumb Kora, i cili ka qenë edhe “molla e sherrit”, në dorë mbante armën tip pistoletë dhe ka qëlluan në drejtim të Fran Çekut, duke u vrarë me një plumb në zemër. Ndërkohë,policia ka arrestuar edhe 4 persona si të dyshuar se kanë përkrahur autorët e krimit. Po ashtu, policia e Krujës ka mundur të gjejë edhe dy armët e zjarrit të përdorura në krim.
Ndërkohë policia e Krujës ka mundur të gjejë edhe dy armët e zjarrit të përdorura në këtë krim. Automatiku u gjet në një kanal pranë banesës së Shpëtim Nikollit, personi që i ndihmoi në arratisje, ndërsa pistoleta u gjet në një banesë të braktisur në fshatin Bukmire ku dhe u arrestua Besnik Kora.

Kërkimet për Pëllumb Korën janë përqendruar në zonën e Mirditës, ndërsa tre pjesëtarët e tjerë të familjes që kanë rënë në prangat e policisë po vijojnë të merren në pyetje.
Orët e para të mëngjesit së të shtunës vëllezërit Pëllumb, Besnik e Danjel Kora, së bashku me babain e tyre Gurali Kora pas një konflikti ekzekutuan me armë zjarri Arben Cekun, babain e tij, Fran Cekun, nipin e tyre, Enea Ramën, si dhe lanë të plagosur Lucie Cekun, gruan e Franit, e cila ndodhet ende në spitalin ushtarak.
Ka qene nje debat i ashper verbal mes Pellumb Kores dhe Arben Cekut ne lokalin ne qender te fshatit Thumane zanafilla e ngjarjes tragjike, gjithcka pasi Ceku kerkoi llogari per dhunen qe vellezerit Kora kane ushtruar ndaj nje taksisti i cili ishte dhe mik i Arben Cekut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO