Masakra në Resulaj krim i paralajmëruar, banorët: Ritvan Zykaj gjuante me armë në fshat
Pas krimit makabër me 8 viktima të gjithë kanë një pyetje: A mund të parandalohej vrasja gjakatare që mban autorësinë se 24 Ritvan Zykës? Policia lokale kishte dijeni se ai ishte problematik.
Vrasja makabre e 8 personave në fshatin Resulaj të Selenicës ishte një krim i paralajmëruar. Banorët e zonës tregojnë se Ritvan Zykaj në të shkuarën gjuante me armë në fshat por policia pas ndalimit e ka lënë të lirë.
Pas krimit makabër me 8 viktima të gjithë kanë një pyetje: A mund të parandalohej vrasja gjakatare që mban autorësinë se 24 Ritvan Zykës? Policia lokale kishte dijeni se ai ishte problematik, pasi ai prej kohësh kishte shfaqur shenja të paqëndrueshme. Madje banorët e fshatit tregojnë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë raportuar se ai qëllonte me armë në fshat.
Kishte dalë edhe herë tjetër me armë. Kalamaj qenë atëherë ashtu u tha mendja, hajde dalim me armë dhe dolëm. I dëgjoi policia dhe erdhën e i futën brenda. Mbas asaj here nuk e kam parë më me armë. Ata janë zënë se i ka marrë ndonjë zog ai. Turp të thuash por unë mendoj që fajtor është babai.
Banor i Resulajt
Siç edhe ky i moshuar tregoi se nuk e kishte parë më me armë , pas këshillimit në polici kjo nuk ka mundur ta ndërpresë marrëdhënien e Ritvan Zykës me armët. Mos marrja e asnjë mase ndaj agresivitetit të tij solli edhe tragjedinë. Për të shkuarën problematike të Ritvan Zykës dhe përdorimin e armëve flet edhe ky banor tjetër i fshatit Resulaj.
Dëgjuam të shtëna, por ai qëllonte edhe ndonjëherë tjetër kështu kuturu këtej vërdallë.
Banor i fshatit Resulaj
Kjo ngjarje e rëndë risjell edhe njëherë në vëmendje të politikbërësve dhe ligjvenëse shqiptarë nevojën e zgjidhje urgjente e radikale, me qëllim çarmatosjen kësaj mase të rrezikshme të popullsisë nga armët përmes një aksioni të pamëshirshëm kundër armëve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12