Masakra në Shkodër dhe vizita në Selanik, Berisha akuza Ramës nga ballkoni: Viktima të krimit të mafias shtetërore, të licencuara për mandatin e tij!

Masakra në Shkodër dhe vizita në Selanik, Berisha akuza Ramës nga ballkoni: Viktima të krimit të mafias shtetërore, të licencuara për mandatin e tij!

Sali Berisha

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha, prej gati një viti në arrest shtëpiak për aferën në dosjen “Partizani”, ka mbajtur edhe sot në mbrëmje (3 Nëntor), fjalimin e radhës nga ballkoni i banesës për mbështetësit e tij.

Teksa i falënderoi për mbështetjen dhe qëndresën e përditshme te ajo që e ka quajtur “Rruga e shpresës”, Berisha foli edhe për ngjarjen e rëndë të Shkodrës, atentatin e mesjavës (30 Tetor) ndaj Licëve në Dobraç, që sot regjistroi edhe viktimën e katërt.

Gjithashtu sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama për takimin e sotëm në Selanik të Greqisë me Diasporën shqiptare, duke e akuzuar se e bën për "qëllime elektorale dhe blerje votash".

“Mediat njoftuan se sot në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë Bashkim Basha, babai i 3 fëmijëve, bashkëshorti i të ndjerës, Flutura Basha. Viktimë e masakrës së licencuar nga Edi Rama, narkopolicia e tij, për narkobandën, me qëllim që të terrorizoj Shkodrën dhe të grabisë mandatin e tij”, tha berisha ndër të tjera.

Teksa kërkoi që të nderoheshin viktimat me një minutë heshtje, ai tha se “viktimat e këtij krimi” ishin “nga mafias shtetërore”.

“Zotimi ynë është në dhe vetëm një, mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë. Përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta”, tha Berisha.

atentatin me objektiv makinën ku lëvizte grupi kundërshtar, mbetën të vrarë nga plumbat Hamza Lici dhe Arlind Bushati, teksa shpëtoi personi i tretë që ishte në mjetin “Benz” dhe që mbeti enigmatik. Vetura pas humbjes së kontrollit përplasi motorin e çiftit Basha, ku gruaja vdiq në vend, kurse bashkëshorti mëngjesin e sotëm.

Ngjarja dyshohet se ka motiv luftën e përgjakshme në shtatë vitet e fundit mes grupit të Bajrave e Bilalëve, me atë të Licëve, me të paktën 12 viktima deri tani.

Fjala e Berishës:

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, dhe mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që shpërndajnë çdo natë të vërteta tek qytetarët shqiptarë. Të dashur miq! Mediat njoftuan se sot në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë Bashkim Basha, babai i 3 fëmijëve, bashkëshorti i të ndjerës, Flutura Basha. Viktimë e masakrës së licencuar nga Edi Rama, narkopolicia e tij, për narkobandën, me qëllim që të terrorizoj Shkodrën dhe të grabisë mandatin e tij.

Le të nderojmë ne, me një minutë heshtje viktimat e këtij krimit të mafias shtetërore. I përjetshëm kujtimi i tyre. Zotimi ynë është në dhe vetëm një, mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë. Përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta. Të dashur miq! Sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’. Dua të përshëndes këtu në emrin tuaj, ata protestues, djem, vajza, burra e gra, guximtar që ja plasën në fytyre Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e  pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët.

Tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Ndaj dhe protestuesit në Selanik i zunë derën Çubrilloviçit dhe tek hipte në makinë i bërtisnin; Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon. Miqtë e mi! Edi Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen.

Ai udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj. Edi Rama udhëton si një armik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse ai ka rikthyer në Shqipëri, burgosjet dhe burgjet politike. Sot ky Pilat, përpiqej të lante duart dhe u thoshte emigrantëve se po të kisha unë pushtet mbi drejtësinë nuk arrestonte njerëz të PS. Mendon ky dritëshkurtër, hipokrit se shqiptarët nuk e dinë se, Enver Hoxha arrestoi njëri pas tjetrit çdo bashkëpunëtor, për çdo dyshim si armik të tij.

Përkundrazi kjo fakton kontrollin e tij të plotë mbi falangat e krimit të prokurorisë speciale, mbi Dumanin, këtë mercenar pa moral, pa ligj, këtë skllav të krimeve të tij dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale. Edi Rama udhëton i damkosur kudo sepse në këtë vend të bekuar, në këtë vend që po ecte shpejt në rrugën e begatimit, në rrugën e ligjit, ai zgjodhi drogën, zgjodhi krimin, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë për ta rrënuar atë.

Të dashur miq! Sot në frymën e paraardhësit të tij, i cili nga 1944 deri në ditën që vdiq, trillonte e mashtronte për periudhën e qeverisjes së Mbretit Zog, gënjente e trillonte çdo gjë. Të njëjtën gjë bën sot pasardhësi i Enver Hoxhës, me periudhën e vitit 2005-2013. Por harron se në atë periudhë, pikërisht nga Selanik, Athina, Kreta, Peloponezi erdhën në Shqipër, jo 10 apo 20 mijë, por erdhën 180 mijë emigrantë shqiptarë.

Ata erdhën në Shqipëri jo se nuk kishin ku të shkonin në ndonjë vend tjetër, nga Australia në Kanada, apo në BE, por erdhën në dheun e tyre, sepse Shqipëria vërtetë u krijoi atyre lehtësira, u dha një periudhë 5-vjeçare pa taksa për investime dhe për të rindërtuar jetën e tyre nga e para në vendin e vet. Kurse sot, shqiptarët, largohen, largohen dhe vetëm largohen nga ky vend, dhe kjo sepse vidhen, vidhen çdo ditë nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Edi Rama kudo që shkon, kudo që udhëton, shkon si armik i egër i shqiptarëve, sepse sot në Shqipëri, 456% e qytetarëve, në këtë vend të bekuar nga Zoti për pasuritë që ka, jetojnë dhe kërcënohen çdo ditë nga varfëria, sepse fondet dhe pasuritë publike vidhen ditë e natë, në çdo kohë, në çdo orë, në çdo javë, muaj, stinë, nga Edi Rama, familja, qeveria dhe administrata, bashkitë e tij.

Edi Rama shkon si një armik sepse, jo vetëm që 46% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri, por 18% e fëmijëve shqiptarët nuk marrin dot më shumë se 1 apo 2 vakte në ditë dhe 52 % e fëmijëve, nuk plotësojnë dot nevojat më elementare. Kjo sepse Edi Rama me Lubi Ballukun, Erion Veliaj, kriminelë të tjerë hajdutë, ndërtojnë rrugë me çmime 10 herë më të larta se Kroacia. Ndërtojnë shkolla, kopshte me çmime 6-10 herë më të larta se në Europë. Kjo sepse pasuritë publike, Edi Rama i ndan me qeveritarët, trafikantët, familjarët. 6 milionë metër katror troje turistike i ka pushtuar me trafikantët e tij strategjik dhe qeveritar. 38 mijë katrorë tokë, me firmën e tij, i merren pronarëve dhe i jepen vëllait të tij hajdut. 224 mijë metër katrorë tokë, vidhen në kanionin e Gjipesë, një nga 20 kanionet më të bukura të planetit. Ky është vetëm armik, armik i pangopur me mundin, djersën, pasurinë dhe gjakun e shqiptarëve. Mjafton që ai të pasurohet. Miqtë e mi! Një fjalë e urtë thotë; kur nuk ke turp, thua çdo gjë dhe bën çdo gjë. Dhe ky është rasti absolut i Edi Ramës. Ju e patë vetë se si e shpërfytyruan në studio televizive në një debat që do të hyjë në histori, kur i vogli, mposht tiranin.

Një debat që do të regjistrohet në analet e debateve, si debati i të gjitha debateve, sepse dy zonja të moshuara e gozhduan tiranin para të gjithë shqiptarëve. Ia nxorën lakrat dhe shpirtin e tij të zi në shesh. U përpoq ti mashtronte për pensionet dhe i kërkonte pse më rritet buka, çfarë do të bëj unë me 140 mijë lek, si do të ja bëj unë të pres shkurtin për të bërë analizën. Gjeti Selanikun për t'i kthyer përgjigje zonjave të nderuara.

Jo more gënjeshtar, o hajdut, fajin e ke ti, o hajdut, fajin e ke ti se vjedh çdo gjë dhe prandaj je i aftë të mashtrosh çdo gjë, të thuash çdo gjë. Ndaj dhe të gozhduan ty, dy zonja që përfaqësuan aty 700 mijë pensionistë shqiptarë, përfaqësuan të gjithë kombin aty, të vërtetat që mbrojtën, kurse ti ngele siç je, e kupton vetë ti. U përpoq sot në Selanik, të bëjë aty një leksion historie. Përmendi një emër, përmendi atdhetarin e flaktë, tribunin Sali Gjuka. A e dini ju o miq se mbesa e Sali Gjukës e kapi Edi Ramën dhe Linda Ramën me presh në dorë, si hajdut.

I kapi për sarajet dhe pallatin 5-katësh dhe Rama e shkarkoi me urgjencë në aktin e parë. Laj gojën ti Edi Rama kur të përmendësh Sali Gjukën, laje gojën, hajdut. Përveç mashtrimeve nuk paraqiste gjë. Dëgjoni miqtë e mi, i thuri lavde kopjes së tij në histori, Hasan Pashë Mesaresë, i cili dorëzoi Selanikun për shkak të qypit me flori që mori. Lexo mor i zi. Por s’të bën përshtypje shitja dhe blerja ty, se shitesh e blihesh me klientin e parë. I thuri himn Hasan Pashë Mesaresë, që dokumentet greke tregojnë sa verdhushka mori dhe sa e blenë. Këto janë standarde morale për ty, ndaj dhe shitja, blerja, pazari është virtyt për ty, nuk është ves. Por është faqe e zezë për njeriun".

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renato S. Doçi, jurist në Paris: 04/11/2024 16:29

    Mafia kudo në Botë kur kapet nga Drejtësia, pëllet papushim me shpifje dhe zmadhimi faktesh, si dhe kërcënon nga biruca kë mundet e nuk mundet. Berishizmit dhe Metizmi me skaljonet perverse dhe kriminale që i shkojnë nga pas, që për fatin e mirë të Shqipërisë dhe Shqiptarëve; janë pakica e cila po zvoglohet çdo herë e më shumë. Berisha dhe Meta (në fakt Metaj sipas Dosjes së Sigurimit të Shtetit), janë e keqja më e madhe e Shqipërisë post-Komuniste, të cilët i kanë bërë aq shumë dëm vendit dhe Popullit sa, dhe Enveri do ja kishte zili. Por, fundi tyre tashmë është më i zi se i Enverit i cili vdiq dhe nuk arriti të kishte fatin e Çausheskut, pasi Drejtësia e Re do i shkojë deri në fund vjedhjeve dhe vrasjeve të dyshes Berisha+Meta sëbashku me familjarët dhe bashkëpuntorët e tyre në Parti.

    Përgjigju
  • populli: 04/11/2024 04:59

    u ktheve ne teneqe o i mjere me keq nga likja do pervundosh .pse nuke flet per ata gazetaret qe u torturuan ne doganen e kapeshtices a po je vegel e grekut ,yyyyyyyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Qani: 03/11/2024 20:24

    Vetëm ti gojë hale nuk ke të drejtë të flasësh se vrave 4 demostrues me duar në xhepa mo plak shkërdhatë!

    Përgjigju
  • Linda: 03/11/2024 20:21

    Se kush jane mbeshtetesit real te krimit se kush i hapi depot e armeve e te jene sheshit sot e di shume mire historia shqiptare!! Sot qe u nda nga jeta dhe bashkshorti nuk po harron krimineli i ballkonit ta shrytezoj duke folur per interesat e politikes se tij!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time