Masakra në Serbi, nxënësit rikthehen në shkollë por s’bëjnë mësim! Mësuesit: Jemi të tronditur, s’jemi ende gati! Vuçiç: Në 2 ditë u dorëzuan 3 mijë armë

Një javë pas masakrës me 9 viktima, nxënësit e shkollës ku ndodhi tragjedia janë rikthyer në shkollë. Frekuentimi është lënë në dorë të prindërve, dhe kushdo që ka dashur të bëhej pjesë e mësimit, i ka shoqëruar fëmijët në klasë.Në plan të parë është vendosur bashkëbisedim mësues-nxënës e prind, në mënyrë që kalimi i të vegjëlve nga masakra në fazën e procesit normal mësimor duket se do të jetë mjaft i vështirë. Mësuesit kanë deklaruar se askush nuk është ende gati për mësim, ndaj ditët e para do t’u dedikohen diskutimeve.

Zv.ministri i Arsimit tha për Radiotelevizionin Shtetëror Serb se procesi mësimor do të rifillojë kur ekspertët ta vlerësojnë dhe kur fëmijët të ndihen gati. Nga ana tjetër të mërkurën, Ministria e Brendshme kërkoi falje për kërkimin e një liste të fëmijëve problematikë dhe antisocialë të rrezikuar nga dhuna në çdo shkollë në Serbi. Sipas saj për këtë kërkesë nuk ishte dhënë asnjë urdhër nga ministria, por ishte bërë në mënyrë të pavarur nga departamentet e policisë.

Autoritetet ndërkohë kanë arrestuar dhjetëra persona, të rritur dhe fëmijë, për postime në rrjetet sociale që mbështesin dhunën, apo bëjnë çdo lloj kërcënimi. Gjithashtu qeveria serbe ka nisur një aksion, sipas të cilit kushdo që ka armë pa leje mund t'i dorëzojë në polici pa u ndëshkuar përgjatë këtij muaji. Presidenti serb Aleksandar Vuçic tha se në dy ditët e para janë dorëzuar mbi 3 mijë armë, dhjetëra mijëra plumba të kalibrave të ndryshëm, si dhe më shumë mina shpërthyese.Kujtojmë se pak orë pas masakrës në shkollën fillore në Beograd, Serbia u trondit edhe nga një ngjarje tjetër e rëndë ku një 21-vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë.  Policia njoftoi se ka arrestuar Radisa Blazhiç, babain e autorit të kësaj masakre, ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ditët e fundit, Serbia u trondit nga dy masakra të rënda. Fillimisht një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojen e sigurisë në shkollën e tij dhe pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, një 21-vjeçar ekzekutoi 8 persona me ndihmën e një bashkëpunëtori.Gjithsej u vranë 17 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5