KORCE - Bashkëshorti i Eliverta Cockës nuk ka pranuar të tërheqë nga morgu trupin e pajetë të 35 vjeçares. Ylli Cocka duke folur për mediat pas vrasjes së trefishtë në fshatin Podgorie të Korçës theksoi se ka mbetur i tronditur nga ngjarja, ndërsa konsideron absurde veprimet e bashkëshortes së tij. Megjithatë ai shprehet se do të marrë hak për vrasjen e 35 vjeçares.
“ Unë do marr hak për vrasjen e saj. Fëmijët i kam unë. Nuk kemi pasur konflikte. Jeta ime mbaroi, s’ka jetë më për mua. Nuk shkoj për ta marrë në morg.”, u shpreh Cocka për A1 Report.
E VERTETA E NGJARJES SIPAS POLICISE
Gjatë paradites së sotme policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e vrasjes së trefishtë në fshatin Podgorie të Korçës ku shtetasi Viktor Rozani vrau Feridon Bollgurin e Eliverta Çoçkan ndërsa më pas qëlloi edhe veten. Uniformat blu sqaruan se Eliverta Çoçka së bashku me Feridon Bollgurin kanë shkuar në një pyll në afërsi të fshatit Koritë.
Sapo ka marrë informacion për vendndodhjen e tyre, Viktor Rozani ka rrëmbyer armën dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes ku ka qëlluar me breshëri plumbash drejt çiftit, duke i lënë të vdekur në vend. Ka qenë pikërisht 52 vjeçari, i cili ka lajmëruar më pas policinë duke u thënë se "në afërsi të fshatit Koritë keni dy të vrarë”. Pak çaste më vonë, Viktor Rozani ka qëlluar veten me armë duke rënduar bilancin tragjik. Mësohet se nga morgu i Spitalit Rajonal janë tërhequr të tre trupat e pajetë të viktimave. Trupi i 35 vjeçares u tërhoq nga prindërit e saj.
“Në fshatin Koritë keni 2 viktima. I kam vrarë unë” - është telefonata që taksisti 52 vjeçari Viktor Rozani, ka bërë në policinë e Korçës përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 19:30 mbrëmjen e së dielës (30 shtator), në fshatin Koritë, pranë fshatit Podgorie ku banonin tre viktimat, Eliverta Çocka 35 vjece, Feridon Guri, gjithashtu 39 vjec dhe Viktor Rozani. Sipas policisë, vrasja është kryer për shkak të xhelozisë së 52 vjeçarit, i cili nuk ka pranuar dot lidhjen mes ish të dashurës së tij dhe një personi tjetër.
Sipas korrespondentes tonë në Korçë, mes viktimave Eliverta Çocka 35 vjece dhe Feridon Guri, kishte shkuar në fshatin Koritë për të kryer marrëdhënie intime. 52 vjeçari duket se i ka ndjekur pas dhe duke mos pranuar lidhjen e re të Elivertës, Rozani ka qëlluar mbi dy viktimat. Më pas ka marrë në telefon policinë duke i thënë, - “Në fshatin Koritë keni 2 viktima. I kam vrarë unë”. Pasi ka mbyllur telefonin ka kryer dhe vetëvrasjen.
HETIMI
"Mendohet se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë të jetë xhelozia e autorit ndaj viktimës. Eliverta Çoçka. Vepra penale e konsumuar është ajo e “Vrasjes ne rrethana te tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal."- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Korçës. Materialet hetimore do i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprime te metejshme. Korrespondentja jonë në Korçë Dafina Ismaili tha se në orët e mbrëmjes policia kishte hequr trupat nga vendi i ngjarjes por jo makina ku ndodhi krimi, rrobat apo celularët e viktimave. Këta të fundit kanë rënë gjatë gjithë natës, ndoshta nga familjarë të cilët telefononin për të mësuar nëse njerëzit e tyre ishin mirë apo jo.
I SHOQI NUK TERHEQ NGA MORGU TRUPIN E ELIVERTES
Korrespondentja në Korçë, Dafina Ismaili, thotë se bashkëshorti i viktimës, nuk ka pranuar të tërheqë trupin nga morgu. Arkivoli është tërhequr nga prindërit e Elivertës. Ndërkohë që në prononcim për mediat bashkëshorti është shprehur se pavarësisht se bashkëshortja e tij "nuk ka qenë e denjë, unë do i vras bashkëshorten e fëmijët ashtu siç vrau ai gruan time".
Lajmi fillimish u publikua ne orën 21:00 të 30 shtatorit, u përditesua sot ne orën 11:12, të 1 tetorit, e më tej në orë 19:00
(jd/di/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com