Masakra të Bulevardi 'Zogu I', burg përjetë vrasësit të 'Camorra'-s, 47 vite dy vëllezërve Doçi

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimet për autorët e masakrës te Bulevardi "Zogu I", ku mbetën të vrarë në një atentat tre persona, Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Ngjarja ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Por pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, kjo nuk pengoi që në Tiranë të derdhej gjak nga përplasja mes bandave.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit Përparim Kulluri dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm italianin Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë, i cili njihet edhe si pjesë e organizatës mafioze italiane, "Camorra". Ndërsa për dy vëllezërit Markeljan dhe Klejvi Doçi gjykata ka dhënë respektivisht 27 dhe 20 vite burg. Italiani Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë. Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Pikërisht këta dy të fundit ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili shoqërohej nga killeri i "Camorras" në këtë ngjarje. Viktimë e atentatit mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.

Dënimet e dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda 

Salvatore Letizzia - Burgim të përjetshëm

Markeljan Doçi - 27 vite burg

Klevis Doçi - 20 vite burg

Mentor Lufi, objektivi i atentatit

Besnik Sulku, organizatori i atentatit kundër Lufit

Gerto Goxhaj, shoku i Mentor Lufit (Doçi), mbeti i vrarë

Salvatore Letizzia, vrasësi me pagesë i Camorra-s

Si ndodhi masakra e majit 2015
Autorët e dënuar tashmë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për masakrën e ndodhur tre vite më parë në bulevardin “Zogu I”, pranuan përfshirjen dhe autorësinë e vrasjeve. Markeljan dhe Klevis Doçi, pranuar autorësinë e ngjarjes dhe të vrasjes së Besnik Sulkut, vëllai i Durim Sulkut, i vrarë në Holandë nga Mentor Lufi (Doçi), xhaxhai i dy vëllezërve. Ka qenë Markeljani ai që ka qëlluar me armë mbi Sulkun dhe se Klevisi i ka ardhur në ndihmë vëllait. Dy vëllezërit kanë reaguar me armë kur kanë parë se automjeti ku udhëtonte Mentor Lufi u qëllua me breshëri arme nga një tjetër automjet. Në automjetin nga ku erdhën të shtënat ndodheshin italiani dhe Besnik Sulku. Po ashtu, edhe italiani Letizzia ka pranuar krimin, pasi ka ekzekutuar Mentor Lufin dhe Gert Goxhajn. Letizzia ishte punësuar nga Besnik Sulku për t'u hakmarrë ndaj Mentor Lufit (Doçi) por mbeti viktimë në atentatin që organizoi vetë.

Sipas Prokurorisë, vrasja e tre personave pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ndodhi për “Gjakmarrje”. Përplasja me armë mes dy grupeve, ka ndodhur në shenjë hakmarrje, pasi Mentor Lufi objektivi kryesor i kësaj ngjarje dyshohej se kishte vrarë Durim Sulkun në Holandë. Në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Besnik Sulku ka organizuar vrasjen e 27 majit 2015. Ai kishte vendosur të merrte hakun e vëllait të tij brenda 40 ditëve, që nga dita e vrasjes së tij, në muajin prill të të njëjtit vit në Rotterdam. 

Sipas hetimeve, dyshohet se gjithçka ka nisur në fillim të 2015, kur Mentor Lufi dhe Durim Sulku kanë shkëmbyer debate të forta mes tyre. Pas këtij debati, dyshohet se Durim Sulku ka organizuar atentatin ku mbeti i plagosur Mentor Lufi, në shkurt të 2015. Pas kësaj ngjarje, Lufi shoqërohej gjithmonë me dy nipat e tij, tashmë të arrestuar Markeljan dhe Klevis Doçi. Ndërsa në prill 2015, Durim Sulku vritet në Holandë dhe autor i dyshuar i kësaj ngjarje ishte Mentor Lufi. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet