SIRI- Jo vetëm në Irak, forcat fondamentaliste islamike të ISIS po kryejnë kasaphanë dhe në Siri, ku janë konfirmuar si forcë destabilizuese dhe terroriste duke vrarë 700 persona barbarisht. Opozita siriane në mërgim i bën apel ndërkombëtarëve, SHBA-së në veçanti, për të mbështetur Ushtrinë e Lirë siriane kundër milicive të ISIS.
Apeli i Koalicionit kombëtar sirian së opozitës në mërgim që u drejtohet ndërkombëtarëve dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti, është bërë ditën e sotme nga lideri i sajë Hadi al Bahara. Sipas këtij të fundit “situata në Siri është si ajo e Irakut, armiqtë janë të njëjtë” ndaj dhe u kërkoi ndihmë ndërkombëtarëve për të mbështetur Ushtrinë e Lirë siriane, në konflikt me milicitë e ISIS. Sipas Hadi al Bahra Ushtria e Lirë siriane dhe pse është e përfshirë në luftime kundër ushtrisë së Asad, meriton të marri ndihma ushtarake si në rastin e kurdëve të Irakut, gjithmonë me motivacion asgjësimin e trupave të ISIS.
Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut ISIS ka vrarë 700 pjesëtarë të një fisi në provincën Deir al Zour, në lindje të Sirisë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë, pjesëtar të tribusë al-Shuaytat, e konsideruar nga fondamentalistët islamik të ISIS si “e pa fe” pasi nuk pranoi autoritetin e Shtetit Islamik.
Ekzekutimet janë kryer gjatë dy javëve të fundit, pasi milicitë islamiste morën kontrollin e fshatrave të banuara nga kjo tribu.
“Ende nuk dihet fati i qindra njerëzve të tribusë al-Shuaytat, ndërkohë që më shumë se 1800 pjesëtarë ende mungojnë në apel”- ka shtuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com