Masakrat në shkollat amerikane, 3,044 studentë të vrarë me armë zjarri! Karrige të zbrazëta në ceremoninë e diplomimit

Masakrat në shkollat amerikane, 3,044 studentë të vrarë me armë zjarri! Karrige të zbrazëta në ceremoninë e diplomimit

Karriget bosh ku duhet të uleshin 3,044 studentët e vrarë

Vrasjet në shkollat amerikane po arrijnë çdo ditë e më shumë përmasa të paimagjinueshme. Këtë vit 3,044 studentë nuk do të kenë mundësi të diplomohen në Amerikë, sepse u vranë nga një armë zjarri. Patricia dhe Manuel, prindërit e Joaquin, një nga viktimat e masakrës që ndodhi më 14 shkurt 2018 në Shkollën e Mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, e dinë se çfarë do të thotë të humbasësh dikë nga një sulm me armë. Fëmija i tyre do të diplomohej këtë vit.

Duke sjellë rastin e tyre, Patricia dhe Manuel kanë vendosur t'i kujtojnë Amerikës se sa kushton jeta, duke bërë apel që të ndryshohet legjislacioni për përdorimin dhe mbajtjen e armëve të zjarrit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lejohet përgjithësisht mbajtja e armëve në publik; një situatë e pazakontë ligjore nga këndvështrimi evropian. 

Në ceremoni u ftuan 2 anëtarë të lobit amerikan të armëve, NRA (shoqata kombëtare e pushkëve) që të mbanin një fjalim para të diplomuarve të Akademisë Madison. Por sapo mbërritën, të dy u gjendën para 3,044 karrigeve të zbrazëta: pikërisht numri i studentëve që do të ishin diplomuar këtë vit në SH.B.A., por vdiqën nga të shtëna me armë.

Të shtënat me armë në shkollat amerikanë janë të shpeshta. Në masakrën e 14 shkurtit 2018 vdiqën 17 studentë dhe staf të Shkollës së Mesme Marjory Stoneman Douglas në Florida. Ishte një 19 vjeçar vrau të paktën 17 persona duke qëlluar me armë ndaj studentëve dhe mësuesve në ish shkollën e tij. Ky ishte episodi i 18 me armë zjarri në një shkollë të Shteteve të Bashkruara të Amerikës në vitin 2018. Incidenti më i rëndë para masakrës në Parklend ishte ai në një shkollë në Kentaki në fund të muajit janar 2018 ku një nxënës 15 vjecar qëlloi ndaj shokëve të tij të klasës duke vrarë 2 dhe duke plagosur 18. Janë më shumë se 273 rastet e të shtënave në shkolla në SHBA duke filluar që nga masakra e Sandy Hooks në 2012, ku mbetën të vrarë 20 fëmijë dhe 6 të rritur. Në këto raste ka pasur shumë të vrarë.

Mbajtja e armës në Amerikë! Pse janë armët pjesë e jetës së përditshme të amerikanëve? 

E drejta e armëmbajtjes e përcaktuar në kushtetutë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tejet e diskutueshme. Në një plotësim të kushtetutës, në shtojcën e dytë, etërit e SHBA kanë përcaktuar në shekullin XVIII, citojmë: 'Meqënëse për sigurinë e një shteti të lirë nevojitet një milici e mirëorganizuar, nuk lejohet kufizimi i së drejtës së popullit për zotërim dhe mbajtje të armëve.' Këtu mbështeten përkrahësit e një legjislacioni libelal për armët në SHBA. Prej kësaj ata derivojnë, që secili ka të drejtën e zotërimit të armëve. Gjykata e lartë e ka konfirmuar këtë interpretim.

Megjithatë ligjet përcaktojnë edhe rrethin e personave të përjashtuar nga ky ligj. Këtu bëjnë pjesë keqbërësit e dënuar me heqje lirie më të gjatë sesa një vit, narkomanët, të sëmurët psiqikë dhe të gjithë personat nën moshën 18 vjeçare. Deri në moshën 21 vjeçare lejohet vetëm shitja e pushkëve si ato me saçme. Në këtë mënyrë synohet ndalimi i shitjes së armëve gjysmëautomatike të rinjve. Ligji i armëmbajtjes në Virginia, shtetin federal ku ngjau masakra e vrasësit në amok, konsiderohet si një prej më liberaleve në SHBA. Për shembull pistoletat me deri njëzet plumba lejohet të mbahen hapur. Hapur do të thotë në këtë kontekst se dallohet qartë që personi ka me vete një armë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja