Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte, pronarin e 25-vjeçarit shqiptar Bledar Terpollari, i cili u gjet i masakruar në orët e para të së hënës, në një stan të Igumenicës, ku ai punonte prej më shumë se dy muajsh.
Pronari grek është vënë në pranga së bashku me djalin e tij, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje", pasi policia ka sekuestruar dy kallashnikovë, një pistole Tokarev, 9 karikatorë me 180 fishekë.
Armët e sekuestruara pritet të dërgohen për ekspertizë, ç'ka do të tregojë nëse ata janë vrasësit e të riut shqiptar. Sakaq policia greke po kryen hetimet në lidhje me masakrimin e 25-vjeçarit, i cili u gjet me kokë të prerë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com