Masakrohet nga i dashuri e shoku i tij gruaja shtatëzënë në Greqi! 41 vjeçarja u vra me thikë, trupi u gjet në pyll! Vrasja dyshohet për 8 mijë euro

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ne Greqi ku sipas mediave trupi i një 41 vjeçare shtatzanë është gjetur i masakruar me thika në një pyll në zonën e Kalkidikisë, i futur në një kuti. Gruaja e quajtur Gjorgjia Mourati rezultonte e zhdukur që nga mbrëmja e vitit të ri, kur nuk ishte parë më. Ndërkohë autorë të vrasjes janë i dashuri 41 vjeçares, një 39 vjecar me shokun e tij.

Mediat greke raportojnë se i dashuri me shokun e tij i zunë pritë 41 vjeçares kur ajo po hynte në shtëpinë e tij. Ata pasi e kanë lidhur, i kanë mbyllur gojën dhe e kanë qëlluar me thika në pjesën e qafës. Trupin e kanë zhvendosur në pyll me makinë, duke u përpjekur më pas të zhduknin gjurmët e gjakut në banesë ku ndërruan edhe dyshekun e përgjakur. Përpos masakrimit që I kanë bërë gruas së re, 2 vrasësit I kanë zhvatur asaj edhe 80 euro që kishte me vete.

Për më shumë se 1 javë I dashuri ishte përpjekur të devijonte hetimet duke deklaruar se Gjorgjia ishte zhdukur pasi kishte tërhequr 5000 euro nga llogaria e tyre e përbashkët. Plani i 39-vjeçarit, për të bindur shokun e tij për të kryer krimin, përfshinte inskenimin e një grabitjeje të rreme ndaj gruas për të shkuar më pas në shtëpinë e prindërve të saj ku do të hiqnin kursimet prej 7000-8000 euro. Dy personat e përfshirë në krim akuzohen për vrasje të shkallës së parë, ndërprerje të shtatzënisë, grabitje me shkallë të dytë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë 41 vjeçarja kishte një vajzë 13 vjeçare nga një martesë e mëprashme. Sipas mediave greke i dashuri vrasës, kishte një të kaluar problematike, ku ishte përfshirë në akte dhune edhe ndaj ish partneres dhe ndaj motrës sëtij. Ish gruaja e tij deklaroi pas ngjarjes se 34 vjeçari e ka planifikuar krimin, pasi ishte prirje të shfytëzonte gratë dhe t’i dhunonte. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë