Masakroi nënën me thikë natën e Vitit të Ri, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit shqiptar në SHBA: Doja të vrisja, qeshi pse u ankova unë

Masakroi nënën me thikë natën e Vitit të Ri, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit shqiptar në SHBA: Doja të vrisja, qeshi pse u ankova unë

Emiljano Domi

Emiliano Domi, 25 vjeç është arrestuar nga policia në SHBA pasi qëlloi me thikë natën e Vitit të Ri nënën e tij në Nju Xhersi. Emigranti shqiptar ka treguar përpara hetuesve se qëllimi i tij ishte që ta vriste atë. Madje kur u largua nga shtëpia, ai kishte menduar se ajo ka vdekur.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Domi ka thënë se u përplas me nënën e tij pasi ajo kishte qeshur kur ai ishte ankuar, se pse ajo ia kishte hequr xhaketën nga divani në dhomën e ndenjes.

Pas kësaj ai e shtyu atë duke e rrëzuar në tokë. Në atë moment Domi kapi një thikë të madhe kuzhine dhe e goditi viktimën me forcë mes shpatullave, duke bërë që dorëza e thikës të thyhej, thuhet në deklaratë.

“Qëllimi im ishte që ta vrisja. U largova nga shtëpia duke menduar se ka vdekur,” tha shqiptari.

43-vjeçarja shqiptare u dërgua me urgjencë në spital, dhe fatmirësisht shpëtoi pas ndërhyrjes së mjekëve.

Domi, një ish-arkëtar, ishte me precedent të mëparshëm të dhunës në familje. Sipas deklaratave dhe të dy prindërve ai i kishte kërcënuar disa herë se do t'i vriste.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 05/01/2022 10:06

    Rrit gjarprin te te haje koken. Ky monster duhet te shkoje ne karrige elekteike sepse nuk e meriton jeten qe i kane dhene prinderit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit