Prokuroria kërkon vlerësim psikik për Jorgo Zanin, i cili dy muaj më parë masakroi me thikë kushërin e tij 12-vjeçar në Palasë të Vlorës.

Mësohet se Zani, i cili vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, është larguar nga paraburgimi dhe është dërguar para 15 ditësh në Tiranë ku do t’i nënshtrohet kontrollove të mëtejshme të mjekëve për të përcaktuar gjendjen e tij mendore. 

Gjatë testit psikologjik Zani nuk ka shfaqur shenja pendese dhe i është përgjigjur me qetësi pyetjeve të psikologëve.

Gjatë qendrimit në paraburgimin e Vlorës mësohet se Zani qendronte nën mbikëqyrje dhe i veçuar nga të tjerët. Zani mësohet se është braktisur nga familjarët e tij. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com