“Dënim me vdekje”, ky është vendimi që ka marrë një gjykatë në Bjellorusi për dy vëllezër të cilët kishin vrarë në mënyrë brutale ish-mësueses së tyre.
Stanislav Kostsev, 19 vjeç, dhe vëllai i tij Illya, 21 vjeç, do ekzekutohen me nga një plumb në kokë, pasi u shpallën fajtor për vrasjen me thikë të ish-mësueses së tyre. Mësohet se, ish nxënësit e qëlluan 100 herë më thikë ish mësuesen para se të vinin nën flakë shtëpinë e saj, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ata do të ekzekutohen duke ju lidhur sytë, do të gjynjëzohen e do pushkatohen duke u qëlluar nga pas kokës nga një ekzekutues shtetëror. Shpresa e fundit e dy vëllezërve për të qëndruar gjallë është falja nga presidenti Aleksandër Lukashenko , gjë e cila është e pamundur pasi në deklaratat e tij publike Lukashenko i ka quajtur ata fajtorë.
“Ata e qëlluan gjatë gjithë natës me thika megjithëse ajo u lut për mëshirë”, është shprehur ai.
Bjellorusia është i vetmi vend europian ku gjykatat kanë të drejtë japin vendim për dënime me vdekje, ndërsa presidenti i vendit ka hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Nga viti 1994 deri tani Aleksandër Lukashenko, ka miratuar gjithsej 250 dënime me vdekje dhe ka falur vetëm një. Ndonse shprehet se ndihet keq sa herë që firmos këto vendime, sipas tij ato janë të nevojshme për njerëz të tillë që janë të egër si kafshë.
Mësuesja u u në shënjestër pasi ajo bëri thirrje shërbimeve sociale për të larguar dy fëmijët nga kujdesi i motrës së madhe të tyre.
Dy vëllezërit u zbuluan pasi në banesën e tyre u gjet kompjuteri i mësueses të cilin e kishin vjedhur pas vrasjes. Pas arrestimit ata pranuan vrasjen, ndërsa vëllai i madh kërkoi falje në gjykatë duke treguar se ishin të dehur natën e vrasjes. Ai nuk ishte në gjendje të shpjegonte se përse e vrau ish mësuesen.
Shtëpia e mësueses e djegur nga dy vëllezërit pas vrasjes së saj
Stanislaw Kostsew, 19 vjeç, i dënuar me vdekje pas vrasjes së mësueses
Natalya Kostritsa, ish-mësuesja e dy vëllezërve që humbi jetën pas goditjeve të shumta me thikë
Illya Kostsew, 21 vjeç, i dënuar me vdekje pas vrasjes së mësueses
Te marrim shembull dhe ne shqiptaret
PërgjigjuDënimi me vdekje duhet të aplikohet dhe në Shqipëri me qëllim që t'i presi rrugën dhe hasmërive...Vrave,të vret shteti s'ka nevojë të vazhdoj hasmëria...
Përgjigju