Masat anticovid, gjatë fundjavës policia gjobit 1579 qytetarë pa maska! Ndëshkohen 7 qytetarë pas orës 22:00

Pavarësisht se koronavirusi ka regjistruar raste të shumta gjatë ditëve të fundit, shumë prej qytetarëve sërish vijojnë të mos respektojnë masat kufizuese.

Gjatë fundjavës, policia ka vendosur 1579 gjoba për qytetarë të cilët janë kapur pa maska mbrojtëse në rrugë.

Ata janë gjobitur me 3000 lekë, shumë që do tu vendoset në faturën e energjisë elektrike. 10 qytetarë janë shoqëruar në komisariat pasi gjatë kohës së ndalimit nga efektivët e policisë kanë refuzuar ose nuk kanë qenë të pajisur me mjet identifikimi.

Pasi u identifikuan në komisariat dhe u gjobitën, ata u lanë të lirë.

Ndërkohë që policia kia gjobitur një lokal që nuk ka respektuar protokollet anticovid është gjobitur me 1.000.000 lekë.

Duke iu referuar shifrave të policisë, vihet re një ndërgjegjësim i qytetarëve përsa i përket lëvizjes pas orës 22:00.

Gjatë fundjavës u gjobitën 7 qytetarë me 10.000 lekë të cilët u konstatuan duke lëvizur pas orës 22:00.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë