Masat anti-COVID, qytetarët në Tiranë mirëpresin kufizimet: Të domosdoshme në këtë situatë, njerëzit po vdesin çdo ditë (VIDEO)

Vendosja e kufizimeve nga Komiteti Teknik i Ekspertëve lidhur me pandeminë janë mirëpritur nga një pjesë e qytetarëve të Tiranës. Ka prej tyre që kërkojnë ashpërsim të masave pasi në orën 22:00, tani që vjen sezoni i dimrit lëvizjet janë të reduktuara.

Që prej ditës së nesërme do të kufizohet orari lëvizjeve nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit. Qytetarët e Tiranës e kanë mirëpritur kërtë masë kufizimi. Ata tahnë për report tv se duhet të ketë masa kufizuese më të rrepta duke zgjatur oraroin e karantinës gjatë kohës që ka më shumë lëvizje

 “Për masat kufizuese kanë bërë shumë mirë se dalin të rinjtë dhe të rejat natën. Madje, përherë të jetë ky kufizim”, tha një qytetare.

“Mua s’më duket sikur është një masë shumë serioze kështu që ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, nuk më duket sikur është diçka shpëtimtare për këtë sëmundje. Duhen shikuar disa masa të tjera, ndoshta edhe më të rrepta për popullin. Të jenë më të sigurta.”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Për mua është shumë vendim i drejtë madje edhe më kufizim po të kishte do ishte më mirë. Megjithëse shqiptarët nuk i binden çfarëdo lloj orari të vendosësh nuk i binden.”, tha një tjetër.

“Ky më duket një vendim I drejtë sepses a vjen e po bëhet më keq. Kështu që duhet të merren masa edhe më të mëdhaja.”, u shpreh qytetari tjetër.

“Tani si po shkojnë punët mendoj që mund të jetë vendim i duhur. Por si është realiteti nuk është vendim i duhur. E para do ndikojë te ekonomia se mirë që po i mbyllin por duhet të japin përgjigje se si do menaxhohet pjesa e tregëtisë”, tha qytetari tjetër.

Në vëzhgimin që ReportTv vihet re që pas thirrjeve të autoriteteve qytetarët janë sensibilizuar. Rritja e numrit të të infektuarëve, ka bërë që ata të mbajnë maskat si dhe të marrin masa të tjera mbrojtëse.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MASAT: 10/11/2020 20:46

    4 nga 7 njerez qe keni intervistuar ju me hunden jasht maskes. Tregon nivelin e pergjithshem te popullates dhe nje nga arsyet e rritjes se rasteve.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 10/11/2020 20:16

    The rivihet karantina nga e premtja mbasdite deri te henan ne mengjez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë