Masat anti-COVID, Shoqata e Emigrantëve shqiptar në Greqi denoncon tek Meta: Vendosja e karantinës pengon të drejtën tonë për të votuar! Presidenca kërkesë qeverisë: Vlerësoni vendimin

Masat anti-COVID, Shoqata e Emigrantëve shqiptar në Greqi denoncon tek Meta: Vendosja e karantinës pengon të drejtën tonë për të votuar! Presidenca kërkesë qeverisë: Vlerësoni vendimin

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se pranë institucioni të Presidencës ka mbërritur një rrugë elektronike një peticion nga Shoqata e emigrantëve shqiptarë në Greqi të cilët shprehin shqetësimin për vendosjen e karantinës dy javorë për shqiptarët që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia.

Sipas ankesës, të bërë publike nga presidenca, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas tyre kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo.

Në letrën e Presidencës, që iu dërgohet për dijeni dhe OSBE/ODIHR në Shqipëri, misionit të tyre, Kuvendit, Avokatit të Popullit, Ambasadave të BE, SHBA dhe Britanisë, si dhe subjekteve politike, kërkohet vlerësim i vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe marrja e masave.

‘Pas nismës së bërë publike nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ku u kërkohet qytetarëve të denoncojnë çdo parregullsi në lidhje me kryerjen e krimeve elektorale gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar në rrugë elektronike peticioni i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi .

Sipas ankesës, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas shqetësimit të tyre, kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Aleanca bën me dije se, rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion, ndaj ky fakt ngre dyshime se kjo masë është marrë për arsye politike dhe jo shëndetësore.

Nga të dhënat e bëra publike , rezulton se, ditën e djeshme, në datë 19 prill 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze.

Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.

Për sa më sipër, Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.

Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme.’- thuhet në denoncimin e plotë të publikuar nga presidenca.

Një ditë më parë kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për dy javë do të ketë karantinë të detyruar për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, e cila shtoi se shkak për këtë vendim janë bërë shifrat shqetësuese në këto dy vende fqinje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 20/04/2021 22:56

    Mbase u ka premtuar agushi me gruan qe te votojne e te marrin evro, u paguante dhe autobusin. Helbete ne krize jane emigrantet, kohe pandemie.

    Përgjigju
  • fshati digjet kurva krihet: 20/04/2021 20:33

    Greqi 20.04.2021 3.789 raste te reja me covid 19 Shqiperi 20.04.2021 148 raste te reja me covid 19 30 te infektuar per 1 milion banor ,Greqia na del me 113.670 banor... Cinizmi dhe ligesia spaskan fund...

    Përgjigju
  • aaaaaaaaa: 20/04/2021 20:13

    O Jorgot e grekut.Ju e keni te ndaluar te levizni brenda Greqise nga nje qytet ne tjetrin dhe na u akokeni pse nuk vini ne Shqiperi....????

    Përgjigju
  • Like: 20/04/2021 19:43

    Mendoni se do tju à zgjidh like injoranti e kokemadhi problemin sic zgjidhi ate te kavajes

    Përgjigju
  • Like: 20/04/2021 19:41

    Edhte kohe pandemie njerezit nuk mundet te levizin si me pare e si i do qejfi

    Përgjigju
  • Like: 20/04/2021 19:40

    O shoku pse nuk erdhet me pare dhe ktheheshit te nesermen e dites se votimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet