GREQI - Sot nuk do të ketë asnjë edicion informativ në Greqi dhe nesër nuk do të publikohet asnjë gazetë, pasi gazetarët e mediave do të mbajnë një grevë, vetëm 1 ditë përpara grevës së përgjithshme 24 orëshe kundër masave të ashpra të qeverisë, e cila do të përfshijë sektorin privat dhe publik.
Sektori i medias kërkon kontrata kolektive si dhe t’i jepet fund vonesave të dhënies së rrogës.
Ndërkohë privatizimi i dy porteve kryesore greke, atij të Selanikut dhe të Pireut, të cilët janë pjesë e kushteve të vendosura nga kreditorët ndërkombëtarë ka ngjallur zemërimin e punonjësve, duke futur në grevë dhe punëtorët e porteve në Greqi.
Greva e ditës së mërkurë u kërkua nga nga dy sindikatat kryesore të tregtisë, ajo e sektorit privat GSEE dhe ajo e sektorit publik ADEDY.
Sipas sindikatave, planet për shkurtime të vendeve të punës si dhe të skemës së ashtuquajtur të mobilizimit në sektorin shtetëror, e cila thjeshton procedurat për largimin nga puna, duhet të anullohen.
Sipas gazetës greke Kathimerini në grevë do të marin pjesë dhe mësuesit e punonjësit e burgjeve. Spitalet shtetërore do të happen vetëm në rast emergjence, pasi doktorët dhe personeli mjekësor e administrativ gjithashtu lajmëruan pjesëmarrjen në grevë.
Greva është planifikuar në po të njëjtën ditë, ku parlamenti grek do të diskutojë legjislacionin për skemën e privatizimet e porteve të Selanikut dhe atij të Pireut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com