Kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho e shoqëruar nga kryeinspektorja e Drejtorisë Rajonale Lezhë, Laureta Prendi ka inspektuar nga afër masat e marra sipas protokollit të kuq për fasonet në zonën e Kurbinit.
Nga inspektimet nuk janë konstatuar shkelje përsa i përket masave për mbrojtjen nga COVID-19. Braho ka vlerësuar masat e marra në fasoneri që nga tuneli dezinfektues ku kalojnë punonjësit, masat mbrojtëse të tyre, distancimin social prej 2m dhe dezinfektimin e vendeve të punës, ku rezultoi zbatimi me korrektësi i protokollit të kuq për fasoneritë.
Po ashtu ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të rregullave.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Kujtojmë se dy fasoneri janë kthyer në vatra të COVID-19, pesë në Krujë dhe një në Tiranë.