Hapet vatra e infeksionit në fasoneritë e vendit ku këtë herë shënohet në Tiranë. 3 persona të një fasonerie në Tiranë kanë rezultuar pozitiv të prekur me COVID-19. Sipas burimeve të prekur rezultojnë 2 punonjëse dhe përgjegjësja e tyre.
Sipas burimeve 3 të prekurit me COVID që rezultojnë në një fasonerie në Tiranë është dhënë urdhri që ajo të mbyllet, megjithatë siç shihet në videon që Report Tv disponon, puna në këtë fasoneri vijon njësoj. Autobusi i firmës edhe sot në mëngjes ka marrë punonjësit, njësoj si çdo ditë tjetër.
Tamponi u është bërë edhe disa punonjësve të tjerë ku pritet ende përgjigjja e tyre.Kjo është fasoneria e parë në Tiranë që preket nga koronavirusi, ndërsa rastet e para të fasonerive të prekura me COVID-19 janë shënuar në Krujë. Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 16 raste pozitive, 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.
Numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 766 raste në total, ndërsa i të shëruarve ka shkuar në 455 persona.
Komente





Na ngopni edhe me gjoba nga tatimet dhe doganat tani se mire e keni.
Përgjigjumbajini hapur ato getot fasoneri ku shtrydhni 300 punëtor në 200 m2 kapanone me rroga 250 mijë lek.
Përgjigju