Masat lehtësuese/ Cakaj: Nga sot rinisin shërbimet konsullore me këto 3 shtete

Masat lehtësuese/ Cakaj: Nga sot rinisin shërbimet konsullore me këto 3 shtete

Foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka bërë me dije se nga sot do të rifillojë puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Cakaj informoi se sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik.

Për më tepër, Cakaj shpjegoi se puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

"Nga sot e tutje, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e JashtmePo ashtu, sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse. E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë! Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë", shkruan Cakaj.

Postimi i plotë i Gent Cakajt

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës