TIRANË- Mjekët specialistë pranë Qendrës Spitalore Universitare duhet të gjenerojnë recetën në sistemin “eRx” për të sëmurët kronikë, një kategori kjo më e rriskuar në rast të prekjes nga koronavirusi.
Në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë një urdhër ku i kërkon mjekëve të gjenerojnë recetën përkatëse në sistemin e recetës elektronike “eRx” dhe i komunikon pacientit kodin e recetës me të cilën paraqitet në farmaci.
Në rastet e patologjisë akute, patoligjive të reja kronike etj, mjeku realizon vizitën në qendrën shëndetësore ose pranë banesës së pacientit. Në rastet e paraqitjes së pacienteve pranë institucioneve shëndetësore publike duhet të respektohet në mënyrë rigoroze perimetri i sigurisë dhe distanca midis pacientëve dhe ofruesve të shërbimit, më shumë se 1,5 distancë.
“Mjekët e spitalit rajonal/bashkiak kontaktojnë me pacientët kronikë për tërheqjen e barnave pranë farmacisë së spitalit. Për rastet kritike komunikim me specialistët e QSUT nëpërmjet Telemjekësisë. Respektoni rregullat e reja. Kufizoni lëvizjet e panevojshme”, shkruan Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor.