Ministrat e jashtëm të BE do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar mbi krizën e emigrantëve. Në këtë takim pritet të diskutohen kuotat e shpërndarjes së refugjatëve si dhe sanksionet për vendet europiane të cilat i refuzojnë ato.

Paralel me këtë takim do të zhvillohet samiti i Vishegradit ku kryeministrat e Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë, do të kundërshtojnë kuotat e vendosura nga BE.

Kryeministri Britanik David Cameroon ka mbështetur menjëherë planin e Europës.

Ai, me anë të një deklarate, pritet të bëjë publik numrin e refugjatëve sirianë që do të presë shteti i tij.

Ndërkohë deputetët hungarezë do të votojnë sot në parlament një plan masash për forcimin e kontrolleve në kufi, për të frenuar fluksin e refugjatëve.