Ndeshja “Skëndërbeu i Korçës - Lokomotiva e Moskës” e vlefshme për fazën e grupe të Europa Ligë do zhvillohet në masa të larta sigurie. Rreth 350 forca policie do të angazhohen për ruajtjen e sigurisë gjatë 90 minutave në "Elbasan Arena".
Gjithashtu policia e Elbasanit ka përcaktuar dhe rrugët ku ndalohet qarkullimi dhe parkimi i makinave. Disa nga rrugët që do të bllokohen janë: Bulevardi “Aqif Pasha” që fillon nga shatërvani deri tek kryqëzimi i rrugës para Stadiumit, rruga e re e romëve si dhe rruga “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i romëve deri tek kryqëzimi i tapetave.
Pas sulmeve të Parisit masat për ndeshjet me peshë ndërkombëtare zhvillohen në masa të rrepta sigurie.
/Shqiptarja.com