Masat për festat e fundvitit/ Sekustrohen në Gjirokastër 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë (VIDEO)

GJIROKASTER- Në kuadër të masave të shtuar për festat e fundit, janë sekuestruar në Gjirokastër 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë.

Kjo sasi me mjete piroteknike janë bllokuar në një magazinë në qytetin e Gjirokastrës, të cilat më pas do të hidheshin në treg pa marrë parasysh faktin se ato janë ndaluar me një urdhër të lëshuar në dhjetor të 2018 për shkak se rrezikojnë sigurinë publike. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit lidhur me këtë rast nuk ka asnjë person të ndaluar apo të vënë në hetim.

Ditët e fundit janë shtuar kontrollet në dyqaneve, marketeve dhe tregjeve, për sekuestrimin e lëndëve piroteknike, ku deri më tani është bërë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme fishekzjarrëve dhe kapsollave.

Njoftimi i plotë i policisë
Vijon kontrolli i dyqaneve, marketeve dhe tregjeve, për sekuestrimin e lëndëve piroteknike. Sekuestrohen në Gjirokastër 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë.

Në zbatim të urdhrit të tre ministrave, nr. 661, datë 13.12.2018, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike”, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollin e pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike.

Si rezultat i kontrolleve, në Gjirokastër, në një magazinë, janë gjetur të magazinuara 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës vijojnë veprime e mëtejshme.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vazhdim dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja