Aksioni i Tatimeve për sezonin turistik, 2 mijë subjekte me shkelje, 75.2 mln lekë gjoba
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të dituara për publikun rezultatet e zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.
Inspektor Tatimor gjatë kontrolleve në bregdet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një bilanc të masave të marra për sezonit turistik. Në fokus të aksionit ishte ulja e evazionit fiskal, rritja e të ardhurave tatimore, regjistrimi i të punësuarave dhe ndërgjegjësimi për tërheqjen e kuponit tatimor.
Për periudhën Qershor-Korrik sektori i hetimit tatimor kontrolloi 5040 subjekte, nga të cilat 2 mijë u konstatuan me shkelje. Masat administrative për këto shkelje shumohen në 75.2 milionë lekë.
Ndërkohë rreth 200 subjekte janë detyruar të regjistrohen në organet tatimore pas konstatimit se ushtronin veprimtarinë, kryesisht akomoduese, në mënyrë informale. Në sektorin e punësimit, formalizimi solli si rezultat regjistrimin si të punësuar të mbi 14 mijë individëve, pjesa më e madhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës (5,458), DRT Vlorë (3,377) dhe DRT Sarandë (2,208).
Në total, numri i tatimpaguesve të konstatuar me punonjës të padeklaruar ishte 320, ndërsa tashmë këta punonjës janë futur në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.
Sa i takon mbledhjes së detyrimeve me forcë, 290 debitorë janë kontaktuar nga organet tatimore dhe janë arkëtuar rreth 35 milionë lekë detyrime të prapambetura. Po ashtu, si rezultat i kontrollit tatimor, 510 tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagesën e TVSH, një rritje rreth 463% më e lartë krahasuar me sezonin turistik të vitit të kaluar.
(Rezultatet e zbatimit të planit të masave për sezonin turistik)
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:54
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor, 21:03
-
Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare
3 Dhjetor, 14:45
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor, 13:15
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor, 15:29
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor, 11:30
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor, 10:46
-
Turizmi premtues, po evazioni?! Tatimet ‘zbarkojnë’ te bizneset: A deklarojnë paga reale e lëshojnë fatura?
17 Qershor, 15:16
-
Profesionistët e lirë përballë faturës së kësteve, Tatimet për Report Tv: S’ka gabime tatimi, bazohen në vetëdeklarimin e tyre, u janë njohur shpenzimet
28 Prill, 14:10
-
Edhe 5 ditë afat, mbi 73 mijë persona duhet të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë
25 Prill, 15:55
-
Rikthehet e-Filing! Deklarimi i sigurimeve dhe tatimit në burim mund të bëhen pa problem
22 Prill, 17:35
-
Tatimet ‘i vihen pas’ shoferëve me makina luksoze! Hetim të ardhurave të pronarëve! Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve
20 Janar, 13:18