Gjykata e Tiranës dha sot masat për tetë të arrestuarit e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me protestat për shembjen e Teatrit ku akuzoheshin për 'krijim të tubimeve të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të policisë'.

Për gjashtë të arrestuar, përfshirë edhe kreun e VV në Tiranë Bojken Abazi është vendosur të lirohen, ndërsa për dy të tjerët Erik dhe Endrit Mërtiri është vendosur arrest shtëpie deri më 3 qershor. Në një prononcim për Report tv, avokati i dy vëllezërve Mërtiri tha se prokuroria është treguar e kujdesshme me kërkesën e bërë.

"Unë përfaqësojë dy vëllezërit Mërtiri dhe Romeon. Gjykoj që Gjykata kanë gabuar për sa i përket vlerësimit të ligjshëm të arrestit, nuk mendoj se plotësoheshin kriteret që ndalimi dhe arrestimi të jetë i ligjshëm. Kam një këndvështrim pozitiv sa i përket qëndrimit të prokurorisë , ku ndryshe nga sa ka vepruar herët e tjera, është treguar e kujdesshme, ka vepruar shumë mirë në raport me të cilët njerëzit kanë menduar. Arresti i shtëpisë me afat u vendos që t'i lihej kohë hetimeve që të vëzhgoheshin pamjet filmike", tha avokati, Jordan Daci.

Ndërkohë sot në mëngjes aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën para Gjyaktës së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. Sakaq zëdhënësi i VV me anë të një reagimi i kishte cilëuar si arrestime politike 8 të vendosurit në pranga, njëjti si presidenti Meta, i cili në një reagim në facebook ndër të tjera shkruajti se prishja e Teatrit ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Për shembjen e Teatrit dhe protestat që pasuan pati shumë të shoqëruar në polici, por deri sot në mëngjes kishin mnetur vetëm tetë personat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkohë para gjykatës aktivistë të VV mbanin pankarta në duar me mbishkrime: "Kush mbron Teatrin shkon në burgë!"

Të arrestuarit ishin:
Erik Mërtiri
Endrit Mërtiri
Bojken Abazi
Kastriot Qema
Romeo Lilo
Ledion Xhoxhaj
Burim Tafilica
Sokol Ndoja

Ndërkohë gjyqtar i çështjes në Gjykatën e Tiranës është Albert Meça.