MASH: Jo më tekste
shkollore të përkthyera

MASH: Jo më tekste<br />shkollore të përkthyera
TIRANE - Eksperimenti i Ministrisë së Arsimit për të futur në arsimin parauniversitar libra të përkthyer, duket se ka dështuar. Ashtu siç e kishin paralajmëruar edhe vetë shtëpitë botuese dhe hartuesit e libravë shkollorë, ideja për të përkthyer një pjesë të madhe të teksteve shkollore, sidomos lëndët ekzakte nuk ishte nëj ide e mirë dhe dëmtonte procesin mësimor.

Duket se edhe vetë MASH e ka pranuar këtë dhe deklaron se këtë vit shkollor do të ketë shumë pak tekste të përkthyera nga autorët e huaj. Sipas ekspertëve të MASH, kjo pasi programi i sistemit tonë parauniversitar nuk përputhet me tekstet e autorëve të huaj. Ata shpjegojnë se vetëm librat e gjuhëve të huaja mund të përshtaten, ndërsa tekstet e tjera është shumë e vështirë të gjejnë përputhje me kurrikulat  e shkollave shqiptare.

"Në tekstet e përkthyera ka pasur një vështirësi jashtëzakonisht të madhe sepse ne kemi një program, dhe detyrimisht teksti duhet t’i përshtatet këtij programi, gjë që shumë raste nuk kombinon. Dhe praktika tregoi që dhe ato tekstet të huaja që kemi, kishte shumë vështirësi në aplikimin e tyre. Kështu që nuk kemi ndonjë risi të re në këtë drejtim të futjes së teksteve në autorë të huaj.

Përderisa programi jonë  nuk përshtatet, atëherë ne duhet të shohim ose futjen e këtyre teksteve pa respektuar programin, gjë që nuk e kemi bërë, mënyrë tjetër nuk ka për të futur këto tekste", - ka deklaruar Jovan Kristiqi, specialist i Arsimit.

Ndërkohë që një vit më parë pati debate të forta sa i përket teksteve të përkthyera që u futën në sistemin tonë arsimor parauniversitar. Pas sugjerimit të kryeministrit, iu hap rruga teksteve të përkthyera të Biologjisë, Kimisë, Fizikës, Matematikës me pretendimin se janë lëndë ekzakte dhe zhvillohen kudo njësoj.

Mirëpo kjo hapi debate, pasi sipas atyre që merren me librin shkollor, nuk mund të përkthesh një libër, pasi çdo vend ka tipologjitë e tij. Dhe me sa duket kjo rezultoi e vërtetë, ndaj dhe MASH këtë vit, ka reduktuar në maksimum tekstet e përkthyera.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (prin) 02.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin