TIRANE - Ministria e Arsimit pranoi kërkesën e Avokatit të Popullit për përfshirjen në programin mësimor të orëve dhe leksioneve për komunitetin LGBT. Zv.ministrja Nora Malaj, ka deklaruar se do të ketë kurrikula të veçanta por do të jenë orë mësimi të hapura, të veçanta që do të zhvillohen nga mësues të cilët do të trajnohen për shpjegimin e këtyre temave.
Zv.ministrja e Arsimit sqaron se këto orë do të jenë në formë të një debati të hapur me mësues të ndryshëm, zakonisht në orët e lira të mësimit, të cilat lidhen me të drejtat e njeriut. Sipas Malaj nuk presupozohet se do të bëhet një kurrikul e veçantë për komunitetin LGBT pasi nëse do të trajtohej si e tillë do të kishim një diskriminim të veçantë dhe një opinion negativ.
(sg/kz/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com