Mashkulli më seksi i ‘Hollywood’, Brad Pitt feston sot 60-vjetorin e lindjes

Mashkulli më seksi i ‘Hollywood’, Brad Pitt feston sot 60-vjetorin e lindjes

Brad Pitt

Aktori i famshëm Brad Pitt feston sot (18 Dhjetor) 60 vjetorin e lindjes. Ylli i Hollywood vazhdon të jetë dëshira e fshehtë e miliona femrave në mbarë planetin dhe me kalimin e moshës bëhet gjithnjë e më simpatik.

Pitt mahniti popullatën femërore kur bëri debutimin e tij në ekranin e madh si kauboji imoral në Thelma & Louise në vitin 1991. Ai ishte vetëm 28 vjeç dhe shumë shpejt u bë një nga aktorët më të kërkuar në Hollywood. Të shumtë janë ata që pyesin sesi ia del të jetë ende kaq në formë.

Lart e poshtë përflitet se ai ka ndaluar së piri dhe ka ndjekur një dietë vegjetariane për gjashtë vitet e fundit. Të dhënave të reja i shtohet ekzistenca e Ines de Ramon, e cila është vetëm 32 vjeçe. Dizajnerja e bizhuterive thuhet se është gruaja që ka fituar zemrën e aktorit. Njerëzit që e kanë parë personalisht thonë se në moshën 60-vjeçare duket i freskët dhe njëlloj si në kinema. Pitt dikur luajti Benjamin Button, një personazh që lind plak dhe bëhet më i ri me kalimin e viteve, dhe roli i tij duket mjaft profetik në këtë kohë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?