/ATSH/.- Synimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është krijimi i kushteve për arsimim, u theksua sot në Prishtinë gjatë punimeve të konferencës "Arsimi i të rriturve dhe mësimi gjatë gjithë jetës". Konferenca e organizuar nga Ministria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ministria e Punës e Mirëqenies Sociale, u zhvillua në kuadër "Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës" .
.
Këshilltari i ministrit të Arsimit, Agim Berisha, tha se "vizioni ynë është që të krijohet një sistem gjithëpërfshirës arsimor, i cili do të sigurojë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës qasje të barabartë në arsimin në të gjitha nivelet".
Drejtori i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Xhevat Bajrami, i cili foli në emër të ministrit të kësaj ministrie, Memli Krasniqi, theksoi se "rinia në vendin tonë është pasuria më e madhe të cilës duhet t'i jepet hapësirë në të gjitha fushat".
"Qëllimi ynë si MKRS ka qenë që përmes projekteve të përbashkëta në edukimin joformal, gjegjësisht trajnimeve për ta duke krijuar mundësi dhe kushte për zhvillimin e sektorit të rinisë në Kosovë", theksoi Bajrami.
Ai shtoi se është nevojë e menjëhershme që kësaj kategorie t'i japim mundësi dhe hapësirë për kontribut në të gjithë sektorët.
Kurse, këshilltari i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, i cili ka folur në emër të ministrit Rashiq, u shpreh se "MPMS ka për objektiv që ta fuqizoj dhe përmirësoj mirëqenien sociale përmes ofrimit të mundësive për shkollim".
"MPMS i ka dy objektiva kryesore, misionin dhe vizionin e saj si i ka çdo ministri tjetër. Por tematikat që i përfaqëson ministria është paksa më e ndjeshme në aspektin social sesa në aspektin e edukimit dhe arsimimit. Vizioni i MPMS-së është të sigurojë zgjerimin e mundësive për punësim dhe të sigurojë një mirëqenie për të gjithë qytetarët. Fuqizimi dhe krijimi i hapësirës për mirëqenie sociale, duke krijuar infrastrukturë për punësim dhe aftësim profesional, që do të rrisë cilësinë në ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët në gjendje të nevojës sociale", tha ai.
Konferenca, e cila pritet të zgjasë katër ditë, do të përfshijë edhe aktivitete të ndryshme./KosovaPress/
/Shqiptarja.com