Ekipi i Lazio-s rrezikon që këtë sezon të përjashtohet nga Seria A, pasi në Itali ka nisur një hetim për klubin kryeqytetas.
Javën e kaluar në testimet e kryera nga UEFA rezultoi që tre futbollistë, Ciro Immobile, Thomas Strakosha dhe Lucas Leiva ishin pozitiv me koronavirus. Çuditërisht të dielën kundër Torino-s këta lojtarë ishin të grumbullluar, madhe Immobile dhe Leiva ishin në fushë, pasi Lazio një ditë më herët njoftoi se ata ishin negativë.
Por ajo që i ka bërë të gjithë më pikëpyetje është se UEFA i ka kërkuar Lazio-s që të tre këta futbollistë të mos grumbullohen në përballjen që kanë sonte me Zenit-in, pasi janë pozitivë.
Në këtë situatë që duket paradoksale federata ka nisur një hetim. Sipas protokollit të caktuar dhe atyre që kanë firmosur klubet, skuadra italiane rrezikon nga zbritja e pikëve, te gjoba e majme dhe deri te përjashtimi nga kampionati.