“1.4 milionë shqiptarë janë përdorues të rrjetit social më të madh në botë Facebook. Por vitet e fundit në Shqipëri vihet re shtimi i rasteve kur Facebook përdoret për të shantazhuar, denigruar apo edhe përfitime të jashtëligjshme financiare”

I tillë është edhe rasti i Enertila Beqjes, 27 vjeccares nga Manza e Durrësit, e cila arriti t’i zhvaste 60 milion lekë përmes mashtrimit një djali 30 vjeccar. Një miqësi e mirëmenduar në FB, e fshehur pas një identiteti tjetër, ka futur në grackë 30 vjeçarin nga fshati Rrushkull i Durrësit, i cili edhe pse nuk e kishte takuar asnjëherë fzikisht, ka vendosur t’I besojë asaj duke i dërguar shuma të mëdha parash. 

Një dashuri platonike kjo e kohrave të teknologjisë së avancuar apo një fenomen i lidhur me raportet e sotme sociale? Psikologia Aurela Agalliu, në një intervistë për Report Tv, sqaron rreth marrëdhenieve që ndërtohen me ndërmjetësimin e teknologjisë. 

Nuk është rasti i parë i dëgjuar, ndoshta është ndër rastet që është bërë më shumë bujë në media, për të përcjellë një mesazh, por për të dhënë dhe një rast konkret se si ne duhet të kemi kujdes nga krijimi i këtyre marrëdhënieve, të cilat nuk janë aspak të vërteta, që unë i trajtoj si defiçenca të shoqërisë, por edhe defiçenca të individëve, të cilët janë të paplotësuar në jetën e tyre dhe gjejnë hapësira në teknologji. 

Duke mbetur tek teknologjia si faktori kryesor i të gjitha pasojave, psikologia Agolli vendos një raport të drejtë midis shumëfijëshimit të personalitetit dhe mungesës së përmbushjes shpirtërore.

Me zhvillimin e teknologjisë ne kemi pasur shumë akses për të shfaqur veten tonë ndryshe, ata që nuk mund të jemi në realitet, për të plotësuar disa të meta tona, disa mangësi që i kemi dhe nuk i zhvillojmë dot në jetën reale. Kjo na ka krijuar mundësi që të zhvillojmë personalitete të dyfishta apo të trefishta në një fytyrë dhe në një individ.  

Por një profil i rremë në rrjetet sociale mund të ketë edhe të tjera qëllime. 

Nuk mund të them se kemi të bëjmë vetëm me persona problematikë, të cilët mund të shfaqin defiçenca nga ana mendore apo probleme të sjelljes, këta janë edhe persona që përfitojnë nga mungesa e të pasurit ndoshta një akses sigurie në rrjetet sociale, aksesi i sigurisë i munguar. 

Zhvillimi i teknologjisë i krijon njerëzve mundësinë të fantazojnë, edhe duke dëmtuar tjetrin. Po cilët janë personat më të rriskuar nga profilet e rreme? 

Pjesa e elitës intelektuale, ata të cilët bëjnë bujë edhe me lajmet e tyre të suksesit, por ndoshta kur publikojnë dhe shfaqin një profil të një njeriu të afirmuar edhe në anën ekonomie, sociale e intelektuale. 

Çfarë shenjash shfaqin këto persona, që dublojnë personalitetin në rrjetet sociale? Psikologia Agalliu na sqaron vështirësinë për t’i identifikuar, edhe pse veçon disa detajeje të sjelljes së tyre të përditshme. 

Janë shumë të vetmuar, janë të shmangur nga anëtarët e tjerë të familjes, mund të shfaqin momente nervozizmi gjatë përdorimi i smartphone, janë disa detaje që pjesëtarët e familjes i kuptojnë mjaft mirë, sidomos prindërit. 

Për çdo rast, psikologia Aurela Agalliu na njeh edhe edhe me disa këshilla sesi të sillemi me personat që shfaqin këto shënja. 

Induktimi i disa vlerave, të cilat mendoj që përbëjnë rëndësi në përdorimin e telefonit, përdorimin e mjeteve kompjuterike, shmangia sa më shumë nga ana e prindërve te fëmijët, dhënia e një rëndësie sa më të ulët e përdorimit të internetit, konceptimi se pse po na shërben. 

Një bisedë e ngrohtë me miqtë, apo një kohë më e pakët e kaluar nëpër rrjetet sociale do t’i frenonte mundësinë për tu zhytyr në një jetë virtuale përmes teknologjisë. Po vetëm në Shqipëri ka sot rreth 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është 48.1 për qind e totalit të popullsisë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com -