Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.
Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
"Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pabazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë. I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg", tha Gashi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro. Etem Arifi është deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia e Ashkalive për Integrim.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Një burrë dënohet me mbi tre vjet burgim për planifikimin e sulmeve kundër komunitetit LGBT
5 Mars, 18:00
-
Nis gjykimi i parë në mungesë për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë
20 Nëntor 2023, 11:13
-
Dëboi “Gylenistët” në Turqi, ish-shefi i Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim
19 Korrik 2023, 11:27
-
Kosovë, dënohet një person për përfshirje në terrorizëm
25 Dhjetor 2022, 22:52
-
Gjykata pezulloi vendimin e qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve, Kurti: Kur vjen puna për veten janë shumë efikasë, dosjet e tjera i lënë në pluhur
2 Dhjetor 2022, 15:55
-
Këshilli Gjyqësor reduktoi punën, Gjykata Themelore pezullon vendimin e qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve
2 Dhjetor 2022, 15:39
-
Qeveria e Kosovës uli pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shtyhen 150 seanca në Gjykatën Themelore të Prishtinës
24 Nëntor 2022, 17:32
-
'Kushtetuesja' i jep të drejtë Kurtit, çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh! Vota e deputetit Etem Arifi pro 'qeverisë Hoti' e pavlefshme
21 Dhjetor 2020, 21:49