Dy javë pas arrestimit të tre të rinjve që kanë mundur të marrin 150 milion lekë kredi, duke përdorur skema mashtruese, njësia hetimore Task-Forcë ka zbardhur të plotë mekanizimin se si funksiononte grupi.Sipas prokurorisë ka qënë Elisabeta Imeraliaj, ajo që përshtaste imazhin e saj me imazhin e qytetares që u kishin vjedhur kartën e identitet apo pasaportën.
Ndryshimin e imazhit ajo e bënte në parukeri, ku kryente ndryshimin e flokëve, dhe bënte makiazh. Pas përshtatjes së imazhit me personin tjetër që Paulin Aliaj, Elisabeta Imeraliaj dhe Edison Nuzi, i dispononin kartën e indentitetit, ata shkonin dhe aplikonin për kredi në banka, duke fallsifikuar dhe një sërë dokumentash të tjera. Dyshohet se pjesë e kësaj skeme janë dhe disa zyrtare të hipotekës Tiranë. Gazeta “Shqiptarja.com”, ka zbuluar disa foto, ku tregohet se si e arrestuara Elisabeta Imerliaj, ka përshtatur imazhin e saj me shtetasen Rasema Kurti,të cilës i kishin vjedhur kartën.

Pas kësaj ata janë paraqitur në bankë, ku Elisabeta Imerliaj, është prezantuar si Rasema Kurti, duke marrë një kredi 5 milion lekëshe. Ndërkohë që dy të arrestuarit e tjerë kanë përgatitur,dokumentacionin fallso.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com