TIRANE- Zbulimi i dy policëve të Durrësit si të implikuar në skemën e mashtrimit me siguracionet e automjeteve, fillimisht është bërë nga një kompani sigurimesh që vepronte në Greqi dhe më pas nga autoritetet shqiptare. Kanë qënë pikërisht përfaqësuesit e kompanisë freke, ata që kanë nxjerë zbuluar pozicionin e dy efektivave të policisë së Durrësit Ahmet Daci dhe Kreshnik Gjoka, të cilët kishin iskenuar një aksident rrugor, duke tentuar të përfitojnë një shumë financiare prej 32 milionë lekë të vjetra, para këto që do të jepeshin nga kompania greke e siguracionit të makinave. Skema e mashtrimit të tyre ishte duke ecur sipas parashikimeve, pasi ata kishin arritur të "ndërtonin" një aksident rrugor në rrugën Durrës-Kavajë dhe prej këtej kanë përpiluar dokumentacionin lidhur me dëmet e shkaktuara. Sipas dokumentacionit të përpiluar aksidenti kishte ndodhur midis dy mjeteve tip "Volksëagen Taureg" me targa italiane dhe një "Mitsubishi" me targa greke. Pikërisht kjo e fundit është dashur të përfitohet shuma prej 32 milion lekë të vjetra, nga kompani greke ku ishte prerë siguracioni i makinës.

ZBULIMI DHE HETIMI

Kompania greke që kishte marë në dispozicion dokumentacionin nga një emigrant Shqiptar, i cili interesohej lidhur me procedurat e ndjekura pranë zyrave të kësaj kompanie, ka bërë verifikimet e nevojshme lidhur me dëmet e aksidentit dhe vendodhjen e makinës ditën kur ka ndodhur përplasja. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pikërisht në ditën kur, dy policët kishin fiksuar në dokumenta se kishte ndodhur aksidenti, automjeti në fakt ndodhej në Greqi dhe skishte pasur asnjë dëmtim apo aksident të mundshëm. Kaq ka mjaftuar që zyrtarët e kompanisë greke të siguracioneve të makinave të bien në errë të gjithë kësaj skeme mashtrimi, duke denoncuar në policinë Helene. Për shkak se të gjitha veprimet kriminale të dy efektivave të policisë ishin kryer në Shqipëri, autoritet policore helene i kanë referuar dosjen Policisë së Shtetit. Pas administrimit të materialit kjo e fundit në bashkëpunim edhe njësinë hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Durrësit kanë filluar hetimet lidhur me rolin e dy efektiva të policisë rrugore Ahmet Daci dhe Kreshnik Gjoka. Kanë mjaftuar një muaj hetime që të provohet implikimi i tyre në këtë çështje të rëndë mashtrimi, duke bërë që ata të arrestohen nën akuzën e "Mashtrimit me shuma të mëdha" dhe "Shpërdorimit të detyrës". Lidhur me këtë dosje tashmë është shpallur në kërkim policor dhe pronari i makinës "Mistsubishi", i cili nga të dhënat e para rezulton se fshihet në shtetin Helen. Verifikime për kapjen e tij është duke bërë dhe policia helene, e cila siç mësohet nga burime pranë prokurorisë Durrës është vënë në dijeni të operacionit për kapjen e dy efektivave të policisë Shqiptare.
MASAT NE GJYKATE
Dy efektivët e policisë rrugore Kreshnik Gjoka dhe Ahmet Daci kanë dalë dje para gjykatës së Durrësit ku janë njohur me masën e sigurisë. Prokurori i çështjes Afrim Shehu, i kërkoi trupit gjykues që të linte në burg dy zyrtarët e policisë, pasi ata kanë shkelur rëndë ligjin dhe abuzuar me detyrën e tyre të punonjësit të policisë. Në kërkesën e tij Shehu i paraqiti gjykatës një sërë provash, të cilat implikonin në veprimtari kriminale dy efektivët e policisë së Durrësit. Nisur nga këto kushte prokurori i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë "Arrest me burg" për dy të ndaluarit. Nga ana tjetër këta të fundit kanë mohuar të kenë iniciuar ndonjë aksident për qëllime përfitimi, duke mbajtur një qëndrim se mohues para gjykatës së Durrësit. Edhe avokatët e tyre kanë qënë në të njëjëtn linjë me të arrestuarit, duke i kërkuar gjykatës caktimin e një mase më të butë për shkak se sipas tyre të arrestuarit nuk kanë rrezik ikje apo s'përbëjnë rrezikshmëri në shoqëri. Në fund të seancës gjyqësore, togat e zeza të Durrësit kanë vendosur të pranojnë kërkesën e prokurorit Afrim Shehu, duke i lënë dy të arrestuarit Kreshnik Gjoka dhe Ahmet Daci, në masën e sigurisë të "arrestit në burg".
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
sg/shqiptarja.com)