Mashtrimi me tollonat e naftës, përfaqësuesi i “Gulf” Albano Aliko merret i pandehur! Dosja në gjykatë

Mashtrimi me tollonat e naftës, përfaqësuesi i “Gulf” Albano Aliko merret i pandehur! Dosja në gjykatë

Albano Aliko

Albano Aliko, biznesmeni i naftës dhe përfaqësues i kompanisë së hidrokarbureve “Sun Petroleum Albania” (Gulf), është marrë i pandehur për akuzën e “Mashtrimit” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë . Dosja ndaj Alikos tashmë është përcjellë në gjykatë nga prokurori Armand Gurakuqi, ku nëse do të deklarohet fajtor biznesmeni rrezikon një dënim, që varion nga 2 deri në 6 vite burgim.

Aliko ngriti një skemë manipulimi me shitjen e tollonave të naftës, në një kohë kur kompania që administronte po shkonte drejt falimentit, për shkak të mospasjes së naftës dhe benzinës në depozita.

Barush Biba, biznesmeni që administron kompaninë ndërtimore “Biba X”, fituesen e tenderit të dështuar 18 milionë euro për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja”, është një nga njerëzit që kishte blerë 63.5 milion lekë të vjetra tollona nafte, tek kompania “Sun Petroleum Albania” (Gulf).

Të gjitha tollonat e naftës ishin paguar në llogarinë bankare të kompanisë në dy këste 5 milionë dhe 1.3 milion lekë nga Barush Biba, i cili synonte që naftën e blerë me një çmim prej 135 lekë të reja për litër, ta përdorte për makineritë e firmës së ndërtimit “Biba X”. Por nuk ka kaluar shumë nga blerja e tollonave dhe biznesmeni Biba, ka kuptuar se ishte mashtruar, pasi në depozitat e naftës së kompanisë “Sun Petroleum Albania” nuk kishte më naftë, ndërkohë tollonat e blera kishin mbetur pirg në zyrat e kompanisë së tij “Biba X”.

I ndodhur në kolaps, biznesmeni Barush Biba, i është drejtuar prokurorisë së Tiranës, duke kallëzuar për mashtrim kompaninë “Sun Petroleum Albania”. Në të njëjtën situatë me Barush Bibën, janë ndodhur Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shërbimi Informativ Shtetëror, Shërbimi Ligjor Falas, “Deloitte Albania” dhe disa biznese e individë të tjerë. Të gjithë këta e kanë parë veten të mashtruar. Në atë periudhë shoqëria drejtohej nga gjeorgjiani Irakli Svanidze dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shitjeve Alban Aliko.

Të gjithë kallëzuesit kanë marrë për një kohë të gjatë naftë në shoqërinë e mësipërme. Por ka ardhur një ditë që kallëzuesit kanë shkuar pranë pikave të furnizimit të subjektit shitës dhe nuk kanë mundur të furnizohen me naftë, madje i kanë gjetur të mbyllura pikat e tregtimit, të cilat nuk shërbenin as me tollona dhe as me lekë në dorë, pasi nuk kishte karburant në depozita. Për këto mashtrime prokuroria e Tiranës nxori në maj 2018 një urdhër arresti për Drejtorin e Përgjithshëm të Shitjeve në “Sun Petroleum Albania” Albano Aliko, i cili në shtator 2018 u vetëdorëzua në polici,dhe në 12 shtator 2018, Aliko mer nga gjykata e Tiranës një masë sigurimi lehtësuese “arrest në shtëpi”.

Mirëpo mes personave që e quan veten të mashtruar është dhe vetë ish-administratori gjeorgjian i “Sun Petroleum Albania” Irakli Svanidze, i cili në dëshminë dhënë para grupit hetimor akuzon për situatën e rëndë në kompani, administratorin Albano Aliko. Svanidze është larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhet. Por ai në momentet e para të deklarimit të prokurori thotë se Aliko, ka falsifikuar dhe një faturë transaksioni prej 100 mijë dollarë, shumë e cila është konvertuar në 113 milion lekë të vjetra. Për këtë transaksion Svanidze ka pohuar se dokumenti është falsifikuar nga Albano Aliko, i cili sipas tij ka përdorur pasaportën e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimm: 19/06/2020 22:45

    Po pasojat e renda apo harroi prokurori? Hajt se e ben dikush burgun që ka vjedh 10 milion e 1 lek (te vjetra). Ky që ka vjedh miliona euro e kap neni 2 deri me 6 vjet per pasojat e renda do bejm 1 sy qorr dhe nje vesh shurdh.

    Përgjigju
    • Krutja: 20/06/2020 00:48

      He mos keni meraj se i jep pafajesi Tan Gjermeni sic e liroi Vis Martinin

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj