Mashtrimi në Durrës, i mori mallra
6 mln lekë duke i premtuar martesë

Mashtrimi në Durrës, i mori mallra<br />6 mln lekë duke i premtuar martesë
Një miqësi në FB e kalkuluar mjaft mirë nga një vajzë nga Manza e Durrësit, ka futur në grackë një 30 vjeçar nga fshati Rrushkull i Durrësit, i cili është dashuruar me vajzën që banonte vetëm 7 kilometra larg tij. Vajza i ka premtuar atij martesë dhe për 2 vjet rresht ka përfituar prej tij mallra, veshje, bizhuteri etj. me vlerë 6 milion lekë. Një takim i dështuar në Milano të Italisë mes tyre ka bërë që djali ta kuptojë se kishte rënë në kurth dhe i është drejtuar policisë ku ka denoncuar mashtrimin e vajzës.

Historia, si e futi në kurth të dashurin virtual në Facebook
Ditën e martë në datën 26 shtator 2017,sektori i luftës kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Durrës arrestoi 27 vjeçaren Enertila Beqaj banuese në Manëz të Durrësit me arsim të mesëm e pa punë. Arrestimi i saj u krye pas denoncimit të 30 vjeçarit Barush Ahmetaj banor në fshatin Rrushkull të Durrësit. Ai ka rrëfyer se si Beqaj, kishte mundur ta mashtronte duke i premtuar dashurinë dhe martesën në “FB” e duke përfituar prej tij dhurata me vlerë 6 milion lekë. Gjithçka lindi në FB ku vajza kishte vendosur në profilin e saj foton e një modeleje të huaj. Ata u bënë miq në vitin 2015 dhe për 2 vjet nuk e panë kurrë njëri-tjetrin por u "dashuruan" dhe vajza i premtoi lidhje të përjetëshme djalit. Por për të arritur deri te martesa dhe njohja drejtpërdrejt ajo duhej të bëhej gati. Për këtë duhej rregulluar dhe mobiluar shtëpia e saj prindërore si dhe duheshin siguruar veshje dhe stolira. Djali ja premtoi të gjitha këto dhe për 2 vjet shpenzoi goxha para duke i dërguar asaj materiale ndërtimi për shtëpinë si dhe rroba, stolira e çanta e të tjera të kësaj natyre. Pas 2 vitesh djali insistoi që ata duhej të takoheshin patjetër dhe vajza i la takim në Milano të Italisë duke i dhënë edhe një numër telefoni. Ai shkoi gjithë qejf në Itali dhe kur i telefonoi asaj që të shkonte në takimin e ëndërruar prej kohësh,numri që ajo i kishte dhënë as që ekzistonte fare. Atëhere 30 vjeçari nga Rrushkulli e kuptoi se kishte rënë në kurth dhe mori rrugën e kthimit në Rrushkullin e tij dhe një ditë më pas denoncoi policinë e Durrësit veprimet e vajzës.

Vajza-policisë: Më lini të shkoj se jam shtatzënë
Burime nga policia bëjnë të ditur rrëfimin e Enertilës para hetuesit. Fillimisht ajo ka shkuar e veshur me një korse dhe ka pretenduar se është shtatzënë, kuptohet që të kishte lehtësira.Por kur njerzit e ligjit i kanë sugjeruar vizitën te mjeku gjinekolog ajo ka pranuar gënjeshtrën se ishte shtatzani e stisur. Më pas ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së rreme në FB. Djalit i ka thënë se është nga Durrësi. I ka pranuar atij propozimin për tu lidhur bashkë di dhe kërkesat ndaj tij. Ajo ka rrëfyer trukun e përdorur prej saj që ai të mos e merrte vesh adresën e shtëpisë ku ajo banonte se pastaj gjithçka do të dilte në shesh.Për këtë ajo i kishte dhënë atij afresën e një marketi larg Manzës ku djali dërgonte dhuratat për të. Policia ka sekuestruar dhuratat që Brahushi i kishte dërguar asaj si fustane, çanta, bizhuteri etj.Ai fillimisht i fotografonte ato dhe pastaj ajo bënte përzgjedhjen e sendeve që i pëlqenin.

enertila beqja
Profili qe perdorte vajza ne komunikimet me Ahmetajn

Djali
Ka rrëfyer dashurinë e tij për vajzën si dhe të gjithë historinë 2 vjeçare. Ai ka thënë se ka shpenzuar shuma të mëdha për dhuratat për atë që shpresonte se do bëhej nusja e tij. Paratë në pjesën më të madhe ja kishin dërguar 2 vëllezërit emigrantë në Itali. Ai e ka pranuar se ka rënë pre e kurthit të saj.

barush ahmetaj
Barush Ahmetaj

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS