Mashtrimi në FB, babai i djalit:
Është rënduar psikologjikisht

Mashtrimi në FB, babai i djalit:<br />Është rënduar psikologjikisht
DURRES-Pas publikimit të historisë së mashtrimit me anë të fotove false në Facebook të vajzës që i mori sende me vlerë 6 milionë lekë, Report Tv ishte në shtëpinë e punonjësit të postës Barush Ahmetaj në fshatin Perlat, Sukth.
 
Babai i 30-vjeçarit, Ismet Ahmetaj thotë se djali i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të së vërtetës dhe publikimit të historisë.
 
Djali po kalon një situatë të rëndë psikologjike” u shpreh ai për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku.
 
Ndërsa kushëriri i Barush Ahmetajt shprehet se përveç se ra viktimë e asaj, ai po kalon një gjendje të vështirë pas përhapjes së historisë.
 
Barush Ahmetaj me origjinë nga Hasi jeton në një banesë tre katëshe në fshatin Perlat të Sukthit, ndërsa punon në postë. Ai u bë i njohur, pasi shpenzoi rreth 6 milionë lekë për ti bërë qefin “nuses” së tij të ardhshme, por që në fund ka mbetur tërësisht i zhgënjyer.
 
Barush Ahmetaj i ka plotësuar të gjitha dëshirat gruas virtuale, duke i blerë dyshek “Dormeo”, tre qen, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona dhe shumë materiale të tjera, deri tek unaza dhe orë flori, me vlerë 2 milionë lekë.
 
Sot “Shqiptarja.com”
zbardhi të plotë vendimin e gjykatës së Durrësit ku tregohen me detaje e gjithë dinamika e mashtrimit që Enertila Beqja i bëri Barush Ahmetajt.
durres
durres
(Shtëpia e Barush Ahmetaj në fshatin Perlat, Sukth)

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS