Mashtrimi, prokuroria kërkon 12
vjet burg për Shemsie Kadrien

TIRANE - E shpallur në kërkim pasi është dënuar vite më parë për mashtrimin e shqiptarëve me skemën e firmave Piramidale ish presidentja e firmës Gjallica, Shemsije Kadria është sërish në akuzë dhe këtë herë prokuroria ka kërkuar 12 vite burgim.

Pretenca e organit të akuzës është lexuar në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, ku prokurori Gjergji Tako ka argumentuar shkeljet penale të kryera nga Kadrija.

Shemsije Kadria akuzohet për mashtrimin e 3 personave, të cilëve u ka marrë shumë të konsiderueshme parash duke ju premtuar apartamente.

Kadrija është ende person në kërkim, ndërkaq avokati i saj mbrojtës ka kërkuar kohë për konkluzionet përfundimtarë, ku Gjykata ka vendosur seancën e radhës me 2 korrik.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Detaje të reja nga vrasja e Matajt në Shkodër, dyshohet se kishte lidhje intime me motrën e autorit! I riu rrëfen si inskenoi ekzekutimin

Detaje të reja nga vrasja e Matajt në Shkodër, dyshohet se kishte lidhje intime me motrën e autorit! I riu rrëfen si inskenoi ekzekutimin