Avokati vlonjat, Delo Meçani po hetohet me masë sigurie arrest të shtëpi, pasi përvetësoi paratë e dy klienteve. Sipas prokurorisë, avokati ka marrë 192 mijë euro nga përmbaruesi, por nuk i ka kaluar në llogaritë e dy personave te mbrojtur prej tij ne gjykate. Jo vetëm kaq, por një pjese te parave i perdori per te blere shtepi.
Një nga rastet e mashtrimit përfshin Sefedin Selmanajn, ish-punonjës në aeroportin e Vlorës, i cili fitoi një gjyq kundër kompanisë që po ndërton aeroportin dhe përfitoi dëmshpërblim për pagat e papaguara. Megjithatë, Selmanaj nuk ka marrë ende paratë që i takojnë, pasi ato u përvetësuan padrejtësisht nga avokati mbrojtës.
Nga analiza e lëvizjeve bankare, prokuroria ka konstatuar se menjëherë pas kalimit të shumave nga Përmbaruesi në llogarinë e Avokatit, ai ka transferuar 20 mije euro në llogarinë e një shtetasi tjetër me iniciale E.A., me përshkrimin “këst për blerje apartamenti”. Kjo ka ngritur dyshime të arsyeshme se Meçani ka konsumuar tre vepra penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Hetimet ndaj tij nisën në nëntor të vitit 2024, pas kallëzimeve me shkrim të dy qytetarëve. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg”, por Gjykata e Vlorës vendosi “arrest në shtëpi” për avokatin. Vendimi u shpall një ditë më parë dhe u ekzekutua këtë të enjte (5 nentor 2025). Ndërkohë, dy qytetarët që paditën avokatin ende presin të marrin dëmshpërblimet e tyre.
Njoftimi i Prokurorisë së Vlorës
Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin për tre vepra penale
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kërkoi arrestimin e shtetasit D.M. me profesion Avokat pranë Dhomës së Avokatisë, për veprat penale
“Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale parashikuar nga neni 143, pg.3, 186 dhe 287 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1340, datë 24.11.2024, mbi bazën e kallëzimit me shkrim të shtetasit S.S dhe B.E. dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe provave të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova se shtetasi D.M ka përvetësuar pasurinë e viktimave të veprës penale S.S dhe B. E, në vlerën 19.200.000 lekë (të reja) duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdoruar besimin e viktimave, me qëllim për të përfituar padrejtësisht vlerat monetare dhe duke konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi me pasoja të rënda dhe më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 143, pg.2 dhe pg.3 i K.Penal.
Gjithashtu duke marrë në konsideratë lëvizjet e kryera në llogarinë bankare ku menjëherë pas kalimit të shumës së parave në llogari bankare nga përmbaruesi, personi nën hetim ka kaluar një pjesë te konsiderueshme të tyre (2.000.000 lekë) në llogarinë e shtetasit E.A me përshkrimin këst për blerje apartamenti ka të dhëna të mjaftueshme për të dyshuar se personi nën hetim ka konsumuar edhe elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me datë 04.11.2025 i ështe drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” per shtetasin D.M.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me vendimin nr. 561, datë 05.11.2025 ka caktuar masen e sigurimit “arrest ne shtepi” parashikuar nga neni 237 i K.Proc.Penale, mase e cila është ekzekutuar datë 06.11.2025.
Komente









Eeeh sa ka si puna e Delos aty. Po kur vete 70 vjec edhe do te besh akoma ndonje gol, keto gjera ndodhin.
Përgjigju