Përdori foto falso të një fëmije të sëmurë për të marrë para në Instagram, arrestohet 55 vjeçari, grumbulloi 1 milion lekë të reja duke mashtruar 117 persona

Përdori foto falso të një fëmije të sëmurë për të marrë para në Instagram, arrestohet 55 vjeçari, grumbulloi 1 milion lekë të reja duke mashtruar 117 persona

Foto ilustruese

Tirane- Artur Karati, një 55-vjeçar me banim në Përmet u arrestua nga policia e Tiranës pasi akuzohet se me anë të profili fals në Instagram duke përdorur fotografi të marra në internet të një të mituri të sëmurë, ka përfituar shuma parash me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e tij.

117 transaksione bankare janë kryer nga qytetarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram. Në gjendje të lirë po hetohen dy persona të tjerë, 42 dhe 47 vjeç, të dy banues në Tiranë. Mësohet se ai kishte arritur të mblidhte 1 milionë lekë të reja, (10 mln të vjetra)

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë ndaluar shtetasin në kërkim Artur Karati, 55 vjeç, banues në Përmet. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 42 vjeç dhe B. I., 47 vjeç, të dy banues në Tiranë.  

Shtetasi Artur Karati  me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil fals në rrjetin social Instagram, duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë, ka përfituar shuma parash nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit.  Nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram' thuhet në njoftimin e policisë.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • wee: 03/12/2024 13:55

    po gofundme qe jane hap ne emer te luizit kur ishte ne bbrother???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet