Mashtroi Netflix-in, arrestohet regjisori i Hollivudit! 11 milionë dollarët i investoi në kriptovaluta

Mashtroi Netflix-in, arrestohet regjisori i Hollivudit! 11 milionë dollarët i investoi në kriptovaluta

Carl Erik Rinsch

Një regjisor hollivudian u arrestua të martën (18 mars) me akuzën se kishte mashtruar Netflix për një shfaqje fantastiko-shkencore që nuk u transmetua kurrë.

47-vjeçari kishte investuar 11 milionë dollarët e marrë në kriptovaluta dhe një sërë blerjesh që përfshinin një Rolls-Royce dhe një Ferrari.

Carl Erik Rinsch, i njohur për regjinë e filmit “47 Ronin” është akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash mbi atë që prokurorët federalë pretendojnë se ishte një skemë për të mashtruar gjigantin e transmetimit, shkruan CNN.

Është e paqartë nëse Rinsch ka punësuar një avokat. Ndërkohë Netflix ende nuk ka komentuar në lidhje me këtë situatë.

Prokurorët thanë se Netflix fillimisht kishte paguar rreth 44 milionë dollarë për të blerë një shfaqje të papërfunduar të quajtur “Kali i Bardhë” nga Rinsch, por përfundimisht dha 11 milionë dollarë të tjerë pasi ai tha se i duheshin para shtesë për të përfunduar shfaqjen.

Në vend që të përdorte paratë shtesë për të përfunduar prodhimin, Rinsch i transferoi në heshtje paratë në një llogari personale brokerimi, ku bëri një sërë investimesh.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Shënohet viktima e 16-të e shembjes së tendës së stacionit të trenave në Novi Sad

Serbi/ Shënohet viktima e 16-të e shembjes së tendës së stacionit të trenave në Novi Sad