Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit. Nga operacioni i koduar ‘Zastava’, u arrestua 31-vjeçari i identifikuar si Ervis Xheli, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar 5000 euro nga një person, me pretendimin se do t'i blinte një automjet.
Ai u vu në pranga në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar të riun, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Ndërkohë, në një tjetër operacion të koduar ‘Dealer 3’, u arrestua 24-vjecari Denis Aliu, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky Aliu, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën "Zef Jubani".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.