Mashtroi përmes postës private duke përvetësuar 3 mln euro, kush është 46-vjeçarja që u arrestua nga policia në Korçë

Mashtroi përmes postës private duke përvetësuar 3 mln euro, kush është 46-vjeçarja që u arrestua nga policia në Korçë

1685777875_almabeqiri.jpeg

Alma Beqiri, agjente e shërbimeve postare private është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha monetare.

Sipas policisë dyshohet 46-vjeçar përmes mashtrimit ka mundur të përvetësojë 3 milionë euro për një periudhë 2 vjeçare. Report Tv ka siguruar foton e 46-vjeçares nga Korça, e cila ka përvetësuar shumat përmes postës 'Adex'.

Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.

Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Momentalisht policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy