Një 62-vjeçar ka rënë në pranga për një kallëzim të rremë. Bëhet fjalë për Han Kolaverin.
“Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e materialeve të punës, në subjektin minerar ku ishte i punësuar, Policia zbardh inskenimin e ngjarjes dhe vë në pranga 62-vjeçarin (roja i subjektit).
Më datë 27.02.2023, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është paraqitur shtetasi H. K., i punësuar rojë në një subjekt minerar, në Bulqizë, i cili ka deklaruar se gjatë orarit të punës, kishte parë 4 persona të maskuar duke vjedhur materiale pune, në ambientet e subjektit.
Menjëherë pas kallëzimit, është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat i informacioneve dhe provave të sigurura, si dhe nga këqyrja e ambienteve të subjektit më të cilin ishte i punësuar shtetasi H. K., ka rezultuar se ngjarja nuk ishte e vërtetë, por ishte inskenuar nga ky shtetas.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 62 vjeç, banues në Mat, për veprën penale "Kallëzimi i rremë".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Në përditësim...