TIRANE - Besim Shabani, biznesmeni që u detyrua nëpërmjet fotografive intime që t’i jepte shumën prej mbi 70 milion lekësh çiftit Niko dhe Elinela Smaqi, është dënuar me 3.4 vite burg për akuzën e “Mashtrimit” dhe “Falsifikikmit të dokumentave”. 57-vjeçari Shabani, të cilit çifti i bashkëshortëve Smaqi i kanë marrë sasi të konsiderueshme lekësh, në këmbim të mosnxjerrjes së disa fotove intime, ku është kapur në shtrat me Elinela Smaqin, rezulton të jetë pronar i kompanisë “Pinare”, një shoqëri kjo Kursim-Krediti.
Biznesmeni, është shpallur fajtor për mashtrimin e 16 personave, të cilët kanë qënë anëtarë të kompanisë “Pinare” njëherësh dhe shokë të tij, duke i shtyrë ata të mernin kredi, ndërkohë që shlyerja e kësteve mujore do kryeheshin nga vetë biznesmeni. Kjo taktikë është përdorur në plot 16 raste, ku shtetas të ndryshëm kanë aplikuar,duke marrë kredi në shuma 8 milion lekë të vjetra, katër apo dhe deri në 7 milion lekë të vjetra. Në total sipas përllogaritjeve të bëra nga prokuroria e Tiranës, shifra ka shkuar në 74.2 milion lekë të vjetra.
/Shqiptarja.com

VIDEO