Mashtronin bizneset se do i pastronin xhamat e dyqaneve, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar për rreth 36 grabitje në Greqi

Mashtronin bizneset se do i pastronin xhamat e dyqaneve, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar për rreth 36 grabitje në Greqi

foto ilustruese

Një bandë grabitësish është goditur në Greqi pasi u  akuzuan për 36 grabitje të ndryshme në Athinë. Ata mashtronin bizneset se merreshin me pastrimin e xhamave dhe prezantoheshin si punonjës kompanie. 

Të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifaj 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adrian Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç. Ndërkohë theksohet se në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.

Autoritetet greke kanë publikuar të dhëna nga operacioni si dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar.

Deri më tani kanë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 janar.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin