Paraqiteshin si zyrtare dhe vendosnin gjoba në biznese, në pranga 3 mashtrues: I duam për kryebashkiakët! U kapën duke i marrë 13 mijë euro biznesmenit në Kamëz

Përgjimi i aplikacioni “Signal” dhe “Telegram” çoi policinë drejt zbulimit të një grupi kriminal që mashtronin bizneset në Kamëz duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme në euro dhe në lekë.

3 prej anëtarëve të grupit u vunë në pranga në flagrance në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, 13 000 euro nga administratori i një subjekti privat. Sipas policisë, për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.

Përmes operacionit të koduar “Subjekti”, u arrestuan Erjon Lika 41 vjeç, banues në Tiranë, Edmir Jaçe, 32 vjeç dhe Gazmir Ismailaj 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.

‘Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro. Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.’- tha Gentian Berberi, Shef i Njësisë ‘E’.

Dy persona të tjerë për të cilët policia jep vetëm inicialet, u shpallën në kërkim pasi akuzohen bashkëpunëtorë të 3 të arrestuarve

Iniciativa për të shtrirë hetimet drejt grupeve që mashtrojnë bizneset, lindi pas arrestimit të 3 shkodranëve më 7 janar, në një tjetër operacion të koduar “Signal”, të cilët  hiqeshin sikur punonin në Drejtorinë e Tatimeve dhe flisnin në emër të zyrtarëve të institucioneve. Preja e të arrestuarve,

Jasmin  Pepaj, Rezart  Pepaj dhe Sherif Kadroviç,  tentuan t’i marrin përmes mashtrimi 130 mijë euro biznesmenit të ndërtimit Pëllumb Salillarit. Mirëpo tentativa e tyre rezultoi e dështuar pasi u arrestuan në flagrancë nga policia në momentin që është bërë dorëzimi i parave. Në banesat e tyre policia gjeti edhe 12 600 euro, duke e çuar në total shumën e sekuestruar në këtë operacion, 142 mijë euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
‘Jam kryetari i bashkisë më duhen 13 mijë €’, si mashtronin nëpërmjet aplikacionit Signal të arrestuarit

1673347959_finalprojekt.00224114.Still005.jpg

Përgjimi i aplikacioni “Signal” dhe “Telegram” çoi policinë drejt zbulimit të një grupi kriminal që mashtronin bizneset në Kamëz duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme në euro dhe në lekë.

Erjon Lika, 41 vjeç, Edmir Jaçe, 32 vjeç, Gazmir Ismailaj 39 vjeç janë tre të arrestuarit në kuadër të operacionit “Signal” në Kamëz të cilët u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

“Jam kryetari i bashkisë më duhen 13 mijë euro,”- është mesazhi që njëri nga të arrestuarit i ka dërguar pronarit të një fabrike të njohur, përmes aplikacionit “Signal”.

Ora 12:07
Përfituan rreth 25 mijë euro duke u vënë gjobë bizneseve në Kamëz, kush janë 3 të arresturit

1673348459_finalprojekt.00335810.Still008.jpg

Një tjetër grup kriminal që mashtronin dhe u bënin presion bizneseve duke u hequr si zyrtarë të shtetit, me qëllim përfitimin e shumave monetare, është goditur nga policia e Shtetit.

Në pranga kanë rëndë Erion Lika, 41-vjeç, banues në Tiranë, Edmir Jaçe, 32-vjeç dhe Gazmir Ismailaj, 39-vjeç të dy banues në Vlorë. Sipas policisë duke u vendosur gjoba bizneseve në Kamëz kanë përfituar deri në 25 mijë euro.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 10/01/2023 15:41

    Po salillarit e gjetet ti vinit gjob o palloshe injorante ?! Ai esht beniamini rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur